Digjem nga dëshira për paqen tënde...
Përvoja e takimit me Zotin shpesh shoqërohet nga vetëdija e një pranie, që na ka shoqëruar gjithmonë. Prani, e cila na e mbush jetën e banon thellë brenda nesh. Kështu tingëllon një tekst i Shën Agustinit, shkëputur nga “Rrëfimet”, ku ai vetë e rrëfen këtë përvojë dhe e riinterpreton në dritën e Zotit
R.SH. - Vatikan
“Ku të gjeta atëherë, që të të njihja?
Me siguri nuk ishe
në kujtesën time
para se të të njihja.
Ku të gjeta atëherë,
që të të njihja,
për të të njohur,
nëse jo në ty, për mua? […].
Vonë të kam dashur,
bukuri kaq e lashtë e kaq e re,
vonë të kam dashur.
Po, sepse ti ishe brenda meje
e unë isha jashtë.
Atje të kërkova.
I shtrembëruar, u hodha mbi format e bukura të krijesave tua.
Ti ishe me mua, po unë nuk isha me ty.
Krijesat e tua më mbajtën larg teje,
të pajetë, nëse nuk jetonin në ty.
Ti më thirre, e britma jote depërtoi
nëpër shurdhësinë time;
ti shkëlqeve,
e shkëlqimi yt e zhduku verbërinë time;
ti përhape aromën tënde,
e unë psherëtiva për ty,
shijova, pata uri dhe etje;
ti më preke,
dhe unë digjem nga dëshira për paqen tënde”.
26 mars 2026, 09:55