Kërko

2025.08.27 Meeting Rimini

Nisi edicioni i gjashtë i «Meeting Music Contest». Pritet Papa në finalen në Rimini

«Dashuria që lëviz diellin dhe yjet e tjerë». Ky varg i Dante Alighierit që nxjerr në pah "fuqinë e dashurisë" është tema e zgjedhur për edicionin e gjashtë të «Meeting Music Contest, konkurs i këngës që ka lindur nga bashkëpunimi ndërmjet «Takimit për Miqësi midis Popujve» në Rimini dhe «Mei-Meeting» të shtëpive diskografike të pavarura në Faenza. Tema e konkursit është "fuqia e dashurisë". Në mbrëmjen e fundit, më 22 gusht, do të jetë i pranishëm edhe Papa Leoni XIV

R.SH. Vatikan

«Dashuria që lëviz diellin dhe yjet e tjerë». Ky varg i Dante Alighierit që nxjerr në pah "fuqinë e dashurisë" është tema e zgjedhur për edicionin e gjashtë të «Meeting Music Contest, konkurs i këngës që ka lindur nga bashkëpunimi ndërmjet «Takimit për Miqësi midis Popujve» në Rimini dhe «Mei-Meeting» të shtëpive diskografike të pavarura në Faenza. Tema e konkursit është "fuqia e dashurisë".

Në mbrëmjen e fundit, i cila do të zhvillohet në skenën e «Meeting» në Rimini të shtunën, më 22 gusht, pasdite do të jetë i pranishëm edhe Papa Leoni XIV. Mbasi u paraqit në selinë e Krahinës së Emilia Romagna-s, konkursi që përqendrohet tek artistë dhe grupe muzikore të reja është mbështetur edhe nga autoritetet e kësaj Krahine të Italisë. Në paraqitjen e konkursit morën pjesë këshilltarja krahinore e turizmit, znj. Roberta Frisoni, dhe themeluesi i «Mei», Giordano Sangiorgi, si dhe muzikanti Davide Amati, fitues i edicionit të vitit të kaluar. Për këtë rast, Amati interpretoi "Woman", një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ardhshëm.

"The Meeting Music Contest" – u shpreh Sangiorgi – "nxjerr në pah temën e identitetit të Emilia-Romagnas, sepse vendos në qendër producentët dhe shtëpitë diskografike të pavarura. “Është gjithashtu e rëndësishme për ne” – vijoi Sangiorgio – “të nxjerrim në pah ata që shprehin veçantitë e tyre, në vend të këngëve të zakonshme që janë në modë sotpërsot". Konkursi është i hapur për këdo nga mosha 14 deri në 40 vjeç. Regjistrimi është falas dhe do të qëndrojë i hapur nga 30 marsi deri më 31 maj.

Përveç një kënge të papublikuar të frymëzuar nga kjo temë, artistët do të duhet gjithashtu të paraqesin një interpretim të ri të një kënge të interpretuar më parë. Nga procesi i përzgjedhjes do të dalin tetë gjysmëfinalistë që do të interpretojnë në Rimini në korrik, ndërsa pesë finalistët do të ngjiten në skenë në «Meeting»-un e Riminit të shtunën, më 22 gusht, me jurinë e nderit të kryesuar nga kantautori Giovanni Caccamo. Fituesi do të marrë një paketë promovuese ku përfshihet një interpretim në maj 2026, në Faenza (3-5 tetor) si edhe regjistrimi i këngës në «Lotostudio» në Ravenna dhe shpërndarja e saj dixhitale. (Marrë nga ANSA)

23 mars 2026, 17:11