Kërko

2019.10.30 Tutti Santi - ognissanti

Shenjtorёt e javёs 22-29 mars

E diel 22 mars, Kisha katolike kremton të dielën e 5-të e të fundit të kohës së Kreshmëve. Gjithnjë më 22 mars, kalendari kishtar kujton shën Lean, vejushë romake dhe shën Palin, ipeshkëv i Narbonës.

R.SH. / Vatikan

E diel 22 mars, Kisha katolike kremton të dielën e 5-të e të fundit të kohës së Kreshmëve. Gjithnjë më 22 mars, kalendari kishtar kujton shën Lean, vejushë romake dhe shën Palin, ipeshkëv i Narbonës.

Të hënën më 23 mars, kalendari kishtar kujton shën Turibin e Mogrovejos, ipeshkëv i Limës e shën Rebeken. 

Të martën  më 24 mars, kalendari kishtar kujton shën Katerinën e Suedisë, virgjër, bijën e shën Brigjidës dhe shën Oscar Arnulfo Romero, kryeipeshkëv i San Salvador e martir.. 

Të mërkurën më 25 marskalendari përkujton Lajmërimin e Mishërimit të Zotit tonë Jezu Krishtit. “Hyji e dërgoi engjëllin Gabriel në një qytet të Galilesë, me emrin Nazaret, tek një virgjër e fejuar me një burrë prej shtëpisë së Davidit, me emrin Jozef. Virgjëra quhej Mari. (...) Engjëlli i tha: “Shpirti i Shenjtë do të zbresë mbi ty, fuqia e të Tejetlartit do të të mbulojë. Ai që do të lindë do të jetë i shenjtë dhe do të quhet Biri i Hyjit. (...) Atëherë Maria tha: Ja, jam shërbëtorja e Zotit, ndodhtë në mua sipas fjalës sate” (Lk 1 26.3538). Mishërimi i Krishtit na kujton se historia e njeriut është historia e Hyjit, që nga ngjizja deri në lavdinë e ringjalljes. Duke kaluar përmes misterit të kryqit dhe të vdekjes. 

Të enjten më 26 mars, kalendari kishtar kujton shën Kastulin,martir, shën Eutikun, nëndiakon i Aleksandrisë së Egjiptit.

Të premten më 27 mars, kalendari kishtar kujton shën Rupertin, ipeshkëv i Salcburgut.

Të shtunën më 28 mars kalendari kishtar kujton shën Kastorin, martir, shën Ilarionin dhe të lumen Zhanë Mari de Majé.

Të dielën e ardhshme më 29 mars,  Kisha do të kremtojë të Dielën e Larit a të Dielën e Luleve, me të cilën fillon Java e Madhe e Shenjtë e Pashkëve.  E gjithnjë më 29 mars kalendari  kishtar kujton shën Eustazin, ipeshkëv i Napolit, dhe të lumin John Hambley (Gjon Hëmbli), meshtar e martir.



22 mars 2026, 10:26