Kërko

Presidentja Osmani nderon Dom Klemend Spaqin, me medaljen “Shën Tereza”

Presidentja e Republikës së Kosovës Sh. S. Vjosa Osmani - Sadriu i ndau Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”, post mortem, “Dom Kelmend Spaqi, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë kombëtare dhe solidaritetit ndërfetar gjatë luftës në Kosovë”.

R.SH. / Vatikan

Në këtë ditë të shënuar kujtese dhe nderimi, përkulemi me respekt të thellë përpara jetës dhe veprës së paharruar të Dom Kelmend Spaqit. Me përkushtimin e tij të rrallë ndaj besimit, njerëzimit dhe atdheut, ai u bë dritë shprese në kohë të errëta dhe një shembull i gjallë i dashurisë dhe sakrificës për tjetrin.

Ky nderim i lartë është vetëm një shenjë mirënjohjeje përballë madhështisë së veprës së tij – një jetë e jetuar me dinjitet, në shërbim të njerëzve, në forcimin e unitetit dhe në përhapjen e vlerave të paqes e mirëkuptimit. Në veprat e tij jeton humanizmi, në fjalët e tij frymon paqja, ndërsa në kujtesën tonë ai mbetet përherë i gjallë.

Trashëgimia e tij do të vazhdojë të ndriçojë rrugën e brezave, duke na kujtuar se dashuria, sakrifica dhe solidariteti janë themeli i një shoqërie më të drejtë dhe më njerëzore.

I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e DomKelmend Spaqit.

Pushoftë në paqe

nga Albert Bisaku

04 prill 2026, 12:07