Kërko

Sindona – siç quhet pëlhura prej liri, me të cilën mendohet ta kenë mbështjellë Krishtin e sapo zbritur nga kryqi, përpara se ta varrosnin Sindona – siç quhet pëlhura prej liri, me të cilën mendohet ta kenë mbështjellë Krishtin e sapo zbritur nga kryqi, përpara se ta varrosnin

Sindona: kërkime të reja mbi ADN-në konfirmojnë kalimin në Lindjen e Mesme

Artikulli shkencor u shkrua nga profesor Gianni Barcaccia, docent i Gjenetikës dhe Gjenomikës në Universitetin e Padovës, si dhe nga studiues të tjerë: konfirmohet prania e një gjenome të përhapur në rajonin e Lindjes së Mesme, së bashku me mikroorganizma që lulëzojnë në mjedise shumë të kripura, si Deti i Vdekur.

R.SH. / Vatikan

Kërkimet e reja mbi gjurmët e ADN-së, të pranishme në Sindonën e Torinos (Qefinin), siç quhet pëlhura prej liri, me të cilën mendohet ta kenë mbështjellë Krishtin e sapo zbritur nga kryqi, përpara se ta varrosnin, flasin për mundësinë që pëlhura të ketë qenë dikur në Lindjen e Mesme. Është gati të publikohet një artikull shkencor, tashmë i disponueshëm në versionin para-printim, njëherësh me rezultatet e hulumtimit të ri kryer mbi materialin e Sindonës, ofruar nga Profesor Pier Luigi Baima Bollone,  profesor i njohur i Mjekësisë Ligjore i cili, në vitet 1980, pohoi se kishte identifikuar praninë e grupit të gjakut njerëzor të grupit AB në Pëlhurë.

Artikulli i ri nënshkruhet nga Gianni Barcaccia, profesor i Gjenetikës dhe Gjenomikës në Universitetin e Padovës, së bashku me studiues të tjerë nga universitete të tjera, ndërmjet të cilëve vetë Baima Bollone, i cili për fat të keq ndërroi jetë para se të publikohej artikulli.

Barcaccia dhe kolegët e tij, në vitin 2015, kishin publikuar tashmë një artikull të rëndësishëm në Nature Scientific Reports, që njoftonte zbulimin e ADN-së së  ndotur nga njerëz që kishin prekur Sindonen: mbi 55.6% ishin nga Lindja e Afërt dhe afërsisht 38.7% indianë, ndërsa evropianët përbënin më pak se 5.6%. Prania e ADN-së indiane mund të shpjegohet me praninë e pëlhurave të holla prej liri indian në Tempullin e Jerusalemit, ku përdoreshin për veshjet e Kryepriftit, i cili, gjatë festës së Yom Kippur, i vishte për ritualet e pasdites, siç vëren paleografja Ada Grossi.

Autorët e punimit të ri shkruajnë: "Prania e afërsisht 38.7% prej prejardhjeve etnike indiane mund të jetë rezultat i ndërveprimeve historike ose importimit të lirit nga romakët, nga rajonet pranë Luginës së Indusit, i lidhur me termin Hindoyin, që gjendet në tekstet rabinike. Në veçanti, termi Sindonë, që rrjedh nga greqishtja sindôn e që do të thotë li i hollë”, mund të lidhet me Sindhin, rajon i njohur për tekstilet e tij me cilësi të lartë. Provat historike mbështesin lidhjet tregtare ndërmjet Indisë dhe Mesdheut, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre tekstileve dhe duke ftuar eksplorim të mëtejshëm të ndërveprimeve dhe praktikave tregtare të lashta kulturore.

Studiuesi biblik Lavergne ka argumentuar se termi sindôn ka të bëjë me një tekstil me origjinë indiane, të vlerësuar për cilësitë e tij dhe të përdorur për një sërë qëllimesh. Shkurt, një rivlerësim i këtyre rezultateve përmes analizës së gjurmëve të ADN-së, gjetur në Sindonën e Torinos sugjeron ekspozimin e mundshëm të përhapur të tekstilit në rajonin e Mesdheut dhe mundësinë që filli të jetë prodhuar në Indi".

Shtojnë edhe: "Në përgjithësi, gjetjet tona, si të mëparshme, ashtu edhe të tanishme, ofrojnë njohuri të vlefshme mbi origjinën gjeografike të individëve, që ndërvepruan me Sindonën gjatë shtegtimit të saj historik nëpër vise, popullata dhe epoka të ndryshme".

Hulumtimi i ri konfirmon praninë e haplogrupit H33, "i përhapur në Lindjen e Afërt dhe i shpeshtë ndërmjet Druzëve". Saktësohet: "Në veçanti, popullata Druz ka prejardhje të përbashkët gjenetike me hebrenjtë dhe qipriotët e, historikisht, është përzier me popullata të tjera Levantine, duke përfshirë edhe palestinezët e sirianët".

Lidhur me mikroorganizmat, është interesante që "mikrobioma e rindërtuar e Sindonës zbulon një larmi të pasur mikroorganizmash që gjenden zakonisht në epidermën njerëzore, si dhe komunitete arkeash të përshtatura ndaj kripësisë së lartë dhe kërpudhave, duke përfshirë mykun". "Arkeat halofile (mikroorganizma që lulëzojnë në mjedise me kripësi shumë të lartë, red.) tregojnë ruajtje në një mjedis të kripur ose në kushte ruajtjeje të kripur".

Prandaj këto rezultate, me sa duket konfirmojnë se Sindona kaloi kohë në Lindjen e Mesme dhe në një mjedis të kripur, si ai pranë Detit të Vdekur, duke shtuar një tjetër pjesë në mozaikun e provave shkencore në favor të vërtetësisë së Sinodës... pjesë që pret......

01 prill 2026, 13:33