Kërko

Shën Hosemaria Eskriva de Balager Shën Hosemaria Eskriva de Balager

Më 26 qershor kalendari kujton Shën Hosemaria Eskriva de Balager

Shën Josemaria Eskrivà de Balaguer, meshtar, themelues i ‘Opus Dei, që përbëhet prej besimtarëve laikë - pjesa më e madhe, të cilët mund të jenë beqarë e të martuar , njerëz të lidhur ngushtë me Kishën. Një përqindje e vogël janë meshtarë. Ndihmon ta kërkosh Zotin në jetën e përditshme

Vatican News

Më 26 qershor kalendari kishtar kujton Shën Hosemaria Eskriva de Balager, meshtar, themelues i Opus Dei

Rruga drejt shenjtërisë ndërtohet me gjeste dhe fjalë të përditshme, me një përkushtim serioz në punë, në promovimin e kulturës dhe në kujdesin ndaj marrëdhënieve me të tjerët. Me pak fjalë, të jesh i shenjtë do të thotë të jetosh dhe të ndjekësh thirrjen tënde. Pikërisht ky është thelbi i mesazhit profetik që edhe sot vazhdon të na ofrojë Shën Josemaria Escrivá de Balaguer. Ky mesazh që ishte pararendës i kohës së vet, sidomos duke paraqitur vizionin e një Kishe pjesëmarrëse në botë dhe të qenurit së të krishterë si tharm i shoqërisë së formësuar nga mësimet e Koncilit të Dytë i Vatikanit.

Ky meshtar spanjoll, themelues i Opus Dei, lindi në Barbastro të Spanjës më 9 janar 1902. Në moshën 16-vjeçare ndjeu thirrjen për t’ia kushtuar jetën Zotit dhe u shugurua meshtar në vitin 1925. Që nga viti 1927, në Madrid, iu përkushtua shërbimit ndaj të varfërve dhe të sëmurëve.

Më 2 tetor 1928, pas Meshës së Shenjtë, Escrivá u ngjit në dhomën e tij për të sistemuar shënimet personale. Pikërisht në atë çast pati një përvojë të veçantë shpirtërore, në të cilën kuptoi veprën që Zoti e thërriste të realizonte. Ishte një vepër që do ta vendoste Zotin në qendër të çdo veprimtarie njerëzore, të kryer nga njerëz të çdo gjendjeje shoqërore, kombësie, kulture apo moshe.

Kjo ishte fara nga e cila lindi Opus Dei, me misionin për të theksuar thirrjen universale për shenjtëri në punë, në kulturë dhe në jetën familjare. Themeluesi ndërroi jetë në vitin 1975 dhe u shpall shenjt në vitin 2002.

26 qershor 2026, 07:11