Kërko

2025.02.07 Vetrate nelle Chiese

Shenjtorët e javës 28 qershor-5 korrik

E diel më 28 qershor, Kisha katolike kremton të dielën 13-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë ‘A’. Gjithnjë më 28 qershor kalendari përkujton shën Ireneun, ipeshkëv të Lionit e martir, njeri i fesë e bari besnik i grigjës që i qe besuar.

Vatican News

E diel më 28 qershor, Kisha katolike kremton të dielën 13-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë ‘A’Gjithnjë më 28 qershor kalendari përkujton shën Ireneun, ipeshkëv të Lionit e martir, njeri i fesë e bari besnik i grigjës që i qe besuar. 

Të hënën më 29 qershor bie festa e Shën Pjetrit dhe e Shën Palit, Apostuj, kremtuar së bashku që në kohët e para të krishterimit. Këtyre dy kryeapostujve duhet t’u jemi mirënjohës, sepse me gjakun e tyre bënë të lulëzojë Kisha në shekuj. Kujtojmë se dy Shenjtorët-Apostuj janë Pajtorë qiellor të qytetit të Romës dhe se trupi i Shën Pjetrit pushon në paqe në Bazilikën e Vatikanit, ndërsa ai i Shën Palit, në Bazilikën në udhën Ostiense, gjithnjë në Romë. 

Shenjtorët Apostuj Pjetri e Pali kremtohen në shumë vise shqiptare. Kujtojmë së pari, se Katedralja e Tiranës i kushtohet Shën Palit, që prandaj edhe kremtohet shumë nga besimtarët e kryeqytetit të Shqipërisë; por kremtohet edhe në Bajzë, ku ngrihet Kisha e gjithë Malësisë së Madhe, pastaj në Hajmel, në Shën Pjetër e në Dardhë, dhe në një mënyrë të veçantë kjo festë kremtohet edhe në Gjakovë, të Kosovës, ku Shën Pjetri e Pali janë pajtorë qiellor të bashkësisë katolike të këtij qyteti. 

Të martën më 30 qershor,  kalendari përkujton Martirët e parë të Kishës romake, festa e të cilëve na kujton thirrjen: “Bekuar qofsh, o Zot, Hyj besnik! Ti nuk i harron kurrë ata që dhurojnë gjakun për dashurinë tënde!”.

Të mërkurën më 1 korrik, kalendari përkujton shenjtorët Juli e Aroni, martirë të Britanisë dhe shën Aronin, vëllain e Moisiut, kryeprift i Besëlidhjes së Vjetër.

Të enjten më 2 korrik, kalendari shën Bernardinin e shenjtorët martirë Procesi, Martiniani e Eutiki, dishepuj të Jezu Krishtit.
 
Të premten më 3 korrik, kalendarit përkujton shën Tomën Apostull, të cilit iu dhurua falas feja nga Krishti i Gjallë, që fitoi kështu mbi të gjitha dyshimet e mosbesimet e nxënësit të vet. Me shën Tomën apostull e si ai, jemi të ftuar edhe ne të shpallim: “Zoti im e Hyji im!” me bindjen se kush beson në Zotin, do të shohë shëlbimin e tij. Këtë ditë bie edhe përkujtimi i shën Leonit papë.
 
Të shtunën më 4 korrik, kalendari përkujton Shën Elizabetën (Izabelën) së Portugalisë.
 
Të dielën e ardhshme më 5 korrik, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 14-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 5 korrik kalendari përkujton edhe shën Ndoun Maria Zakaria, themelues i Etërve Barnabitë dhe i Motrave Engjëllore të Shën Palit.

Shën Anton Maria Zakaria na kujton një të vërtetë të madhe feje: “Edhe në se njerëzimi do të arrijë t’i zhdukë të gjitha sëmundjet fizike e të zgjidhë shumë nga problemet që e trondisin, nuk do të mundet kurrë ta çlirojë njeriun nga sëmundja më e rëndë, mëkati. Këtë mund ta bëjë vetëm ndërhyrja e Zotit!  Po kujtojmë se këtë ditë Bijtë e Bijat e Shën Ndout Maria Zakarisë , pra Barnabitët e Motrat Engjëllore, që prej vitesh me mision në Shqipëri e Kosovë, do ta kremtojnë festën e Themeluesit të tyre.



28 qershor 2026, 14:01