Kërko

Ismail al-Thawabta, kreu i zyrës së medias qeveritare të Hamasit, në një konferencë për shtyp në Spitalin Al-Aqsa në Deir al-Balah, në Rripin qendror të Gazës, më 6 korrik 2026. Lëvizja islamiste palestineze Hamas njoftoi më 6 korrik shpërbërjen e organit që ka qeverisur Rripin e Gazës për gati dy dekada, duke i hapur rrugën një komiteti teknokratik për të zbatuar sundimin civil. (Foto nga Eyad Baba / AFP) Ismail al-Thawabta, kreu i zyrës së medias qeveritare të Hamasit, në një konferencë për shtyp në Spitalin Al-Aqsa në Deir al-Balah, në Rripin qendror të Gazës, më 6 korrik 2026. Lëvizja islamiste palestineze Hamas njoftoi më 6 korrik shpërbërjen e organit që ka qeverisur Rripin e Gazës për gati dy dekada, duke i hapur rrugën një komiteti teknokratik për të zbatuar sundimin civil. (Foto nga Eyad Baba / AFP)

Gaza, Hamasi shpërbën organin qeverisës në Rripin e Gazës

Hamasi njoftoi shpërbërjen e organit qeverisë në Rripin e Gazës, të kontrolluar që nga viti 2007. Vendimi filloi me kalimin e pushtetit tek një komitet teknik dhe kalimtar, i ngarkuar nga "Bordi i Paqes" i Administratës Civile të Territorit Palestinez.

Vatican News

Lëvizja islamiste palestineze Hamas njoftoi më 6 korrik shpërbërjen e qeverisë në Rripin e Gazës për gati dy dekada, duke i hapur rrugën një komiteti teknokratik për të zbatuar shërbimet publike dhe administratën civile.

Fillimi i tranzicionit të pushteteve

"Kreu i komitetit të emergjencës së qeverisë, Mohammed al-Farra, paraqiti zyrtarisht dorëheqjen. Vendosi edhe të shpërbëjë komitetin, për të lehtësuar tranzicionin administrativ dhe qeveritar në Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës (Ncag)", deklaroi për Afp Ismail al-Thawabta, drejtor i komunikimit të Hamasit.

Ncag u krijua nga Board of peace (Këshilli i Paqes) kryesuar nga Presidenti i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, aktualisht i drejtuar nga zyrtari palestinez Ali Shaath. Lajmi erdhi disa orë pasi informacionet paraprake ishin publikuar nga zyrtarët e grupit islamist.

Kritika e qeverisë izraelite

Kritikohet reagimi nga ana izraelite. "Dorëheqja e dukshme e qeverisë së Hamasit, ku të gjithë anëtarët mbeten në rolet e tyre, është gjemb i pakuptimtë mediatik. Hamasi ka frikë se do të deklarohet si shkelës i marrëveshjes dhe, për këtë arsye, po vazhdon të fitojë kohë". E pohoi këtë një burim qeveritar izraelit, i cituar nga Channel 11.

Roli i Hamasit në Rrip

Çështja e qeverisjes të Gazës pasluftës, mbetet një nga pikat më të rëndësishme të pengesës në negociatat mbi zbatimin e fazës së dytë të planit të armëpushimit. Izraeli refuzon çdo kthim të Hamasit në pushtet, por deri  tani i kundërvihet vazhdimisht edhe marrjes së drejtpërdrejtë të kontrollit nga Autoriteti Palestinez, me seli në Ramallah. Lëvizja islamiste e mban administrimin de facto të Rripit që prej rreth njëzet vjetësh. Fitoi zgjedhjet legjislative në janar 2006 dhe më pas mori kontrollin e territorit në vitin 2007, pas një përplasjeje të dhunshme me fraksionin rival të Al Fatah.

06 korrik 2026, 17:05