Kërko

2025.07.06 La nuova Santa Croce della cupola della cattedrale dedicata alla Madonna Addolorata è stata consacrata da Sua Santità Raffaele Pietro XXI, Catholicos Patriarca

Më 17 korrik kalendari kujton të Lumen Terezën e Shën Augustinit

Në Paris të Francës, të Lumet Tereza e Shën Augustinit (Marta Magdalena Klaudina) Lidoine dhe pesëmbëdhjetë shoqet e saj, murgesha të Karmelit të Compiègne dhe martire, të cilat gjatë Revolucionit Francez u dënuan me vdekje sepse kishin ruajtur me besnikëri disiplinën monastike dhe, pasi mbërritën në vendin e ekzekutimit, ripërtërinë premtimet e pagëzimit dhe kushtet e jetës rregulltare.

Vatican News

Më 17 korrik kalendari kishtar përkujton të Lumen Terezën e Shën Augustinit (Marta Magdalena Klaudina Lidoine), motër karmelitane, martire me shoqet e Kompienjës, virgjëra e martire.

Kuvendi i murgeshave karmelitane të zbathura, kushtuar Lajmërimit të Zotit, qe vendosur në Kompienjë të Francës më 1641. Para se të shpërthente revolucioni francez, jeta në bashkësi kalonte qetë-qetë, me lutje, meditim dhe punë.

Revolucioni ra si stuhi mbi kuvendin paqtor. Autoritetet i urdhëruan karmelitanet të largoheshin nga kuvendi e të hiqnin dorë nga jeta rregulltare. Por motrat nuk pranuan. Qëndruan në kuvend deri në shtator të vitit 1792, kur i detyruan të largoheshin. Nëna eprore, Shën Terza e Shën Agostinit, gjeti tri banesa për t’i sistemuar rregulltaret. Para se t’i jepte lamtumirën kuvendit, e gjithë bashkësia bëri kushtin e flijimit para Zotit, duke iu lutur që Kishës e shtetit t’u rikthehej paqja e humbur. 

Që të vijonin jetën si rregulltare, pa ngjallur dyshime, më 19 shtator 1972 Nëna eprore i lejoi murgeshat të bënin betimin për idealet e revolucionit: “Liri, barazi vëllazërim”. Por dikush i paditi. Më 21 qershor 1794 banesat u kontrolluan imtësisht. Me që u gjetën rruzare e figure të Zemrës së Krishtit, murgeshat u burgosën, u gjykuan e u dënuan me vdekje, me akuzën ‘të lidhura me fenë’.

Më 17 korrik 16 karmelitanet u rreshtuan para gijotinës, duke kënduar himnin ‘Veni Creator’. Ranë në duart e xhelatit, pasi përsëritën kushtet para Nënës Eprore, koka e së cilës u rrokullis e fundmja. Përmbushën kështu kushtin që kishin bërë: u flijuan për paqen e Kishës e të Francës. Më 13 maj 1906 u shpallën të Lume nga papa Piu X.

Emrat e shoqeve të saj janë: të Lumet Mariana Françeska e Shën Luigjit (Brideau), Mariana e Jezusit të Kryqëzuar (Piedcourt), Karla e Ringjalljes (Ana Maria Magdalena Thouret), Eufrazia e Zojës së Papërlyer (Maria Klaudia Cipriana Brard), Henrika e Jezusit (Maria Gabriela de Croissy), Tereza e Zemrës së Marisë (Mariana Hanisset), Tereza e Shën Injacit (Maria Gabriela Trézelle), Julia Luiza e Jezusit (Roza Chrétien de Neufville), Maria Henrika e Hyjnores Provani (Ana Pelras), Konstanca (Maria Genovefa Meunier), Maria e Shpirtit Shenjt (Anxhelika Roussel), Maria e Shën Martës (Dufour), Elizabeta Julia e Shën Françeskut (Vérolot), si edhe Katerina dhe Tereza Soiron.

17 korrik 2026, 10:12