Kërko

Albanologu. arbëresh Ignazio Parrino Albanologu. arbëresh Ignazio Parrino

Në kujtim të albanologut Ignazio Parrino, një sallë e Muzeut në Palazzo Adriano

Më 4 korrik, në orën 15:30, Muzeu Qytetar “Real Casina” i Palazzo Adriano. (provinca e Palermos), do t’i bëhet një përkujtim solemn albanologut Ignazio Parrino, me emërtimin e një prej sallave të tij, në një ngjarje me vlerë të lartë kulturore dhe simbolike.

Vatican News

Më 4 korrik, në orën 15:30, Muzeu Qytetar “Real Casina” i Palazzo Adriano. (provinca e Palermos), do t’i bëhet një përkujtim solemn albanologut Ignazio Parrino (1938–2024), me emërtimin e një prej sallave të tij, në një ngjarje me vlerë të lartë kulturore dhe simbolike.

Nisma nuk do të jetë vetëm një moment përkujtimor për profesorin e shquar, i cili u nda nga jeta në shkurt të vitit 2024, por edhe një rast i rëndësishëm për thellim shkencor të temave dhe studimeve që albanologut Ignazio Parrino ka zhvilluar gjatë karrierës së tij të gjatë. Takimi shkencor synon gjithashtu të hapë perspektiva të reja kërkimore për studiuesit dhe akademikët që do të marrin pjesë.

Në ceremoni do të jenë të pranishëm personalitete të rëndësishme, ndër të cilët Sh.T. Imzot Raffaele De Angelis, Ipeshkëv i Eparkisë së Piana degli Albanesi, Akli Fundo, rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, si dhe Massimo Midiri, rektori i Universitetit të Palermos.

Prania e këtyre autoriteteve institucionale dhe akademike thekson dimensionin ndërkombëtar të kërkimeve të profesor Parrinos, i cili ka ndërtuar ura kulturore përtej Adriatikut. Në prani të një audience të kualifikuar studiuesish, humanistësh dhe psikologësh nga fusha të ndryshme, do të zhvillohet një debat mbi trashëgiminë e tij intelektuale.

Në përfundim të takimit do të zbulohet pllaka zyrtare kushtuar profesor Ignazio Parrino, figurë e shquar e albanologjisë bashkëkohore, vepra e të cilit vazhdon të përbëjë një pikë referimi themelore për kërkimin historik dhe identitar të komuniteteve arbëreshe dhe shqiptare.

Në vijim programi përkujtimor në nderim të albanologut arbëresh Prof. Ignazio Parrino:

Palazzo Adriano dhe bota kulturore shqiptare

Përkujtim institucional në nder të albanologut të shquar nga Palazzo Adriano, Prof. Ignazio Parrino (1938–2024)

4 dhe 5 KORRIK 2026
ora 16:30 – Muzeu Qytetar “Real Casina”

Përshëndetje institucionale:

Nicolò Granà – Kryetar i Bashkisë së Palazzo Adriano
Sh. T. Anila Bitri Lani – Ambasadore e Shqipërisë pranë Republikës Italiane
Sh. T. Imzot  Raffaele De Angelis – Ipeshkëv i Eparkisë së Piana degli Albanesi
Massimo Midiri – Rektor i Universitetit të Palermos
Akli Fundo – Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës
Mark Marku – Fakulteti i Letërsisë dhe Filozofisë, Universiteti i Tiranës
Leonardo Spera – President i Bashkimit të Komunave BESA
Donato M. Mazzeo – Delegat për Bazilikën e Fondacionit Ndërkombëtar “Papa Klementi XI Albani” – Tiranë
Murat Ajvazi – President i Shoqatës Historike Shqiptare në Zvicër

Ceremonia e emërtimit të sallës

në nder të Prof. Ignazio Parrino – albanolog

Ndërhyrje:

Mark Palnikaj – albanolog
Gaetano Roberto Buccola – psikolog, psikoterapist
Evalda Pacì – Akademia e Shkencave e Tiranës
Ermira Alija – Universiteti i Studimeve të Shkodrës
Domenico Chinnici – avokat
Francesco La Rosa – psikiatër, mjek humanist
Ilaria Parrino – Presidente e Shoqatës Kulturore “Paradiso Arbëresh” – Palazzo Adriano

Dëshmi, përfundime, falënderime

Moderatori: Renzo De Pascal

Vizitë e udhëhequr e Palazzo Adriano dhe Contessa Entellina, me itinerare të dedikuara për qendrën historike dhe strukturat urbane të tipit ushtarak ballkanik, të zbuluara dhe studiuara nga prof. Ignazio Parrino.

Degustim i produkteve tipike lokale.

Ndërhyrje muzikore në kujdesin e tenorit Francesco Parrino, etnomuzikolog dhe muzikolog Daniela Fadda – Konservatori Shtetëror “V. Bellini” i Caltanissetta, dhe studentit tenor Emanuele Gagliardo.

Ju ftojmë të merrni pjesë!
Kryetari i Bashkisë, dr. Nicolò Granà

nga A.C.

03 korrik 2026, 14:34