Shenjtorët e javës 26 korrik – 2 gusht
Vatican News
E diel 26 korrik, Kisha katolike kremton të dielën e 17-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë ‘A’ e, po sot me 26 korrik, kalendari kishtar përkujtoi edhe festën e Shën Joakimit e Shën Anës, prindërve të Zojës së Bekuar, gjyshit dhe gjyshes së Jezusit, që së bashku me të drejtët e Izraelit e prisnin ardhjen e Mesisë. Po më 26 korrik kalendari përkujton edhe shën Tito Brandsma, meshtar karmelitan e martir.
Tё hënën mё 27 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Pantaleonin, mjek e martir, shën Çelestinin I, papë, shën Simeonin Stilita dhe shën Aurelin, martir i Kordovës
Të martën më 28 korrik, kalendari kishtar përkujton të Lumin Urbanin II papë, shën Nazarin e Çelsit, martirë milanezë dhe shën Pjetrin Poveda Castroverde.
Të mërkurën më 29 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Martën, Marinë dhe Lazrin,tre vëllezër nga Betania, miq të ngushtë të Jezusit.
Të enjten me 30 korrik, kalendari kishtar pёrkujton shën Pjetër Krizologun, ipeshkëv i Ravenës e dijetar i Kishës dhe shën Abdonin dhe Senen, martirë.
Të premten me 31 korrik, bie përkujtimi i shën Injacit të Lojolës, meshtar, themelues i Shoqërisë së Jezusit (Jezuitëve) dhe shën Justinin de Jacobis, rregulltar e ipeshkëv në Abisinia (emri i lashtë dhe historik i Etiopisë).
Të shtunën që vjen me 1 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Alfonsin Maria de’ Liguori, ipeshkëv e dijetar i Kishës, themelues i Kongregatës të të Shëlbuemit, shtatëvëllezërit Makabej martirë të njohur nga Libri i Dytë i Makabenjëve në Besëlidhjen e Vjetër dhe të lumin Pjetër Favre, jezuit.
Të dielën e ardhshme më 2 gusht, Kisha katolike e ritit romak do të kremtojë të dielën e 18-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë ‘A’ e, po më 2 gusht, bie edhe përkujtimi i shën Euzebit, ipeshkëv i Verçelit, shën Pjetrit Gjuliani Eimard, themelues i Sakramentinëve dhe shën Shtjefnit I papë.