Kërko

Shën Eusebi Papë, Bazilika e Shën Palit Jashtë Mureve në Romë Shën Eusebi Papë, Bazilika e Shën Palit Jashtë Mureve në Romë

Më 17 gusht kalendari kujton Shën Euzebin, Papë

Shën Euzebi ishte një Papë që mbrojti mundësinë e pendimit dhe faljes për të krishterët që kishin mohuar fenë gjatë përndjekjeve. Për këtë qëndrim dhe për konfliktet që pasuan, ai u dëbua në Siçili, ku vdiq më 17 gusht 309 dhe më pas u varros në Romë.

Vatican News

Të dhënat për Shën Euzebin, Papë, janë të pakta. Shën Euzebi ishte me origjinë greke dhe ishte Papë për një periudhë shumë të shkurtër nga 18 prill deri më 17 gusht të vitit 309. Gjatë papnisë të tij u përball me problemin e “lapsëve” (lapsi), domethënë të krishterëve që, gjatë përndjekjeve, kishin mohuar fenë e tyre për të shpëtuar jetën. Euzebi kërkonte që ata të pendoheshin dhe të riktheheshin në bashkësinë e krishterë.

Për shkak të përçarjeve dhe konflikteve që lindën rreth kësaj çështjeje, perandori Maksenci e dëboi Euzebin në Siçili. Atje ai vdiq në mërgim, duke u konsideruar dëshmitar dhe martir i Krishtit.

Më vonë trupi i tij u soll në Romë dhe u varros në Varrezat e Shën Kalistit, pranë varrit të Papës Kaj. Papa Shën Damasi I i kushtoi një himn lavdërimi, ku përmendet qëndrueshmëria e Euzebit në mbrojtjen e paqes dhe të pendimit të “lapsëve”. 

 

17 gusht 2026, 09:57