Kërko

2019.03.11 santi, icone, sensus fidei

Shenjtorët e javës 23-30 gusht

Vatican News

Sot e diel, 23 gusht, Kisha katolike ritit talin kremton tё Dielёn 21-të  gjatё vitit kishtar, ciklit të parë ‘A’ e po mё 23 gusht, kalendari kishtar pёrkujton shën Rozёn nga Lima, virgjër, terciare domenikane; shën Abondin, shën Ireneun, shën Qiriakun e Arkelaon, martirë.

Po sot më 23 gusht bie edhe Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Nazizmit e të Stalinizimit që dënon çdo formë të totalitarizmit. Kështu, më 2 prill 2009 Parlamenti Evropian ftoi që “23 gushti të shpallej Ditë evropiane e përkujtimit të viktimave të regjimeve totalitare, pa bërë kurrfarë dallimi ndërmjet tyre, të Stalinizmit dhe të Nazizmit, për të përkujtuar dhe nderuar në mënyrë të denjë e të panashme kujtimin e tyre”.

Tё hёnёn më 24 gusht, kalendari kishtar pёrkujton shën Bartolomeun Apostull, shën Gjovana Antinda Thouret, virgjër, themeluese e Motrave të Bamirësisë, të cilat veprojnë edhe në jug të Shqipërisë.

Të martën 25 gusht, kalendari kishtar pёrkujton shën Luigjin (Ludovikun), mbret i Francës i njohur si Luigji IX, shën Jozefin Kalasanci, meshtar, themelues i rregulltarëve Skolopë.

Të mërkurën mё 26 gusht, kalendari kishtar pёrkujton shën Anastasin, shën Eleuterin, shën Zefirinin, papë e shën Maksimilianin, martir.

Të enjten mё 27 gusht, kalendari kishtar pёrkujton shën Monikën, nënën e shën Augustinit, ipeshkvit të Hiponës, shën Rufon e shën Narnin

Të premten mё 28 gusht, kalendari kishtar pёrkujton të birin e shën Monikёs, shën Augustinin, ipeshkëv i Hiponës e dijetar i Kishës, si dhe shën Hermeti, martir.

Shën Augustini i Hiponës (lindur në Tagaste më 13 nëntor 354 e vdekur në Hiponë, më 28 gusht 430)(Hippo Regius), në provincën romake të Numidisë (sot në rajonin e Annabës në Algjeri),

ishte filozof, ipeshkëv e teolog i Kishës së Romës. Janë të shumtë ata, që e konsiderojnë Augustinin “mendimtarin më të madh të krishterë të mijëvjeçarit të parë e sigurisht, një nga gjenitë më të mëdhenj të njerëzimit”. “Rrëfimet” është vepra e tij më e njohur, por edhe “Qyteti i Zotit” pati një rëndësi të jashtëzakonshme për katolicizmin. “Na ke krijuar për vete, o Zot, e zemra jonë është e shqetë derisa të gjejë paqen në Ty”, shkruante shenjti.

Të shtunën mё 29 gusht Kisha katolike kremton martirizimin e shën Gjon Pagëzuesit, apo shën Gjon Kryepremin, siç njihet ndër shqiptarë. Shën Gjon Pagëzuesiu vra me urdhër të Herod Antipës pasi e denoncoi hapur lidhjen e paligjshme të këtij të fundit me Herodiadën. Për shkak të së vërtetës dhe drejtësisë morale, ai u pre në besë dhe u bë pararendësi i Krishtit edhe në vdekje.

Po më 29 gusht përkujtohet  edhe shën Sabina romake.

Të dielën e ardhshme mё 30 gusht, Kisha katolike do tё kremtojё tё Dielën e 22-tё gjatё vitit kishtar, ciklit të parë ‘A’ e po mё 30 gusht kalendari kishtar pёrkujton shën Feliçin, meshtar dhe shën Adautin, të dy martirë, si dhe shën Pamakun, senator romak.

23 gusht 2026, 09:50