Kërko

2019.03.08 SAN GIOVANNI DI DIO Gesù Cristo nel deserto tentato dal diavolo domenica di quaresiam 2019.03.08 SAN GIOVANNI DI DIO Gesù Cristo nel deserto tentato dal diavolo domenica di quaresiam 

Shenjtorët e javës 21-28 shkurt

Ungjillit Marku përshkruan tundimet e Jezusit në shkretëtirë. Është një hyrje e përgjithshme në këtë kohë të krezhmëve që fillon nën shenjën e luftës së brendshme, që e pret njeriun në zgjedhjet e tij përfundimtare. E përcaktimi për Hyjin Atë është një nga këto zgjedhje përfundimtare që Jezusi na mëson me jetë e këshillon me fjalë edhe neve, t’i biem mohim djallit e së keqes e ta përqafojmë udhën e Jetës që Zoti na tregon e ofron.

R.SH. - Vatikan

E diel 21 shkurt, Kisha katolike kremton të dielën e 1-të të kohës liturgjike të Kreshmëve, që përgatisin e paraprijnë festën e Pashkëve. Po këtë ditë, kalendari përkujton edhe shën Pier Damianin, ipeshkëv i Ostia-s, kardinal e doktor i Kishës dhe shën Germanin.

Të dielën e Parë të Kreshmëve, e cila ndryshe quhet edhe e diela e tundimit, Ungjilli Markut na përshkruan tundimet e Jezusit në shkretëtirë. Është një hyrje e përgjithshme në këtë kohë të kreshmëve që fillon nën shenjën e luftës së brendshme, që e pret njeriun në zgjedhjet e tij përfundimtare. E përcaktimi për Hyjin Atë është një nga këto zgjedhje përfundimtare që Jezusi na mëson me jetë e këshillon me fjalë edhe neve, t’i biem mohim djallit e së keqes e ta përqafojmë udhën e Jetës që Zoti na tregon e ofron. 

Të hënën më 22 shkurt, Kisha katolike feston Katedrën e shën Pjetrit. Qëndrueshmëria e shtëpisë garantohet nga themelet. Duke ia besuar Kishën Pjetrit, Jezusi pranon se feja e Apostullit ishte e ndjerë, e vërtetë, e qëndrueshme. Shën Pjetri bëhet kështu garanti për fenë e të tjerëve, guri i këndit, që mban shtëpinë.

Të martën më 23 më shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Polikarpin, ipeshkëv e martir. Liturgjia e ditës na mëson se është e drejtë dëshira që ndjejnë të gjithë besimtarët për t’i shërbyer Krishtit, por nuk duhet të kemi pretendimin se jemi të vetmit, ose të parët që e bëjmë këtë.

Të mërkurën më 24 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Modestin. Liturgjia e ditës na thotë se është i lum ai që beson në Zotin dhe e lë veten në dorën e Tij. Kështu në jetë, të vegjlit u besohen të mëdhenjve, që duhet të kujdesen për ta e t’i shoqërojnë në rrugët e jetës, derisa të rriten.

Të enjten më 25 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Nestorin, ipeshkëv e martir e shën Çezarin. Në një fragment të Ungjillit u flitet bashkëshortëve, duke na kujtuar  të gjithëve planin e Zotit për të krijesat. “Njeriu të mos e ndajë atë që Zoti e bashkoi” tingëllon fraza e njohur e të gjitha martesave.

Të premten më 26 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Aleksandrin e shën Vitorin. Liturgjia e ditës na kujton se dashuria e Zotit është e përjetshme. Ç ‘respekt tregon Jezusi për dinjitetin e fëmijëve dhe të drejtën e tyre për t’iu afruar Atij! Mbretëria e Zotit është vetëm për ata që do të bëhen si fëmijë, pra do ta lëshojnë krejtësisht vetveten në duart e Hyjit. Këtë na mëson Ungjilli i ditës

Të shtunën më 27 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Gabrieli i Zojës së Dhimbshme. Liturgjia e ditës na kujton se feja, lutja dhe bamirësia ecin së bashku. Jezusi u tregon dishepujve se pa lutjen nuk mund të arrihet asgjë, as shërimi nga sëmundjet.

Të dielën e ardhshme më 28 shkurt, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 2-të të Krezhmëve. Gjithnjë më 28 shkurt, kalendari përkujton edhe shën Romanin. Ungjilli i dielës së 2-të të Kreshmëve, na kujton një moment teje të veçantë të jetës së Jezusit, shndërrimin e tij. Kjo ngjarje e ndriçon udhën krezhmore: pendesa e agjërimi që praktikojmë, kanë si qëllim ta shndërrojnë jetën tonë sipas shembullit të Jezusit.

21 shkurt 2021, 09:01