Kërko

Lutja e Papës Gjon Pali II për Ukrainën: “Nën manton e Marisë!”

Lutja e Papës Gjon Pali II për Ukrainën :O Nëna e Shenjtë e Zotit, shtrije mantelin tënd amtar mbi gjithë të krishterët, mbi të gjithë burrat e gratë vullnetmira, që jetojnë në gjirin e këtij Kombi të madh. Priju drejt Birit tënd, që është për të gjitha kombet udha, e vërteta, jeta!”

R.SH. - Vatikan

Një lutje e veçantë, e bërë në vitin 2001, rikthehet në kujtesën e të devoçmëve të Zojës. Eshtë lutja e Gjon Palit II, Papës së dashur e të mirëpritur në të katër anët e globit. Shenjtit, që pati kërkuar ndërmjetësimin e Zojës për Ukrianën, duke iu lutur që ta mbronte nën manton e saj nga çdo rrezik. Të duket sikur ia kujton pikërisht sot, kur Ukraina ka më shumë nevojë se kurrë për manton e Marisë. E sigurisht nuk ngurron ta përsërisë. A mund të dëgjohen më fuqishëm lutjet, sesa kur bëhen para vetë fronit të Zotit, në qiellin e lartë?

Lutja e Papës Gjon Pali II për Ukrainën: “Nën manton e Marisë!”

E shkruar si për sot, lutja e Gjon Palit II drejtuar Zojës së Zarvanizës:

“O e Lumja Mari, ti Zojë e Zarvanizës, të falënderoj që më dhe hirin të jem në Rus’ të Kyiv, prej kah drita e Ungjillit u përhap në të gjitha trojet ruse. Para ikonës sate të mrekullueshme, ruajtur në kishën e Shën Kollit,  Ty, o Nënë e Kishës, ta besoj shtegtimin tim apostolik në Ukrainë.

O Nëna e Shenjtë e Zotit, shtrije mantelin tënd amtar mbi gjithë të krishterët, mbi të gjithë burrat e gratë vullnetmira, që jetojnë në  gjirin e këtij Kombi të madh. Priju drejt Birit tënd, që është për të gjitha kombet udha, e vërteta, jeta!”.

13 maj 2022, 16:39