Kërko

Shtegtimi në Fatima është udhë paqeje e shprese

Shtegtimi në Fatima është udhë paqeje e shprese. Na tregon kush është Maria e ç’kuptim kanë shenjtoret e Saj! Shenjtëroret mariane janë e duhet të jenë vende të frytshme për Ungjllëzimin e Ri. Së pari, Fatima është gurrë e paqes! Me mesazhin e saj, flet për shpresa të mëdha, kryesisht për shpresën se njerëzit mund të jenë të aftë për dialog ndërmjet tyre

R.SH. - Vatikan

Sot, përmes një shtegtimi imagjinar shkojmë në Fatima tek Virgjëra Maria. Shtegtimi në Shenjtëroren e Zojës në Fatima është një udhë paqeje e shprese. Na tregon kush është Maria e ç’kuptim kanë shenjtoret e Saj! Shenjtëroret mariane janë e duhet të jenë vende të frytshme për Ungjllëzimin e Ri. Së pari, Fatima është gurrë e paqes! Me mesazhin e saj, flet për shpresa të mëdha, kryesisht për shpresën se njerëzit mund të jenë të aftë për dialog ndërmjet tyre.

Së dyti, Fatima është mantel drite. E mantel drite do të thotë se forca e fesë dhe forca e dashurisë duhet të bëhen edhe më shumë stil jete për besimtarët. E kjo aktualizohet në çastin e  tretë, që është lutja. Përvoja e Fatimës është përvojë lutjeje. Në Fatima shkohet kryesisht për t’iu lutur Zojës. Ndaj gjatë Rruzares këtu mbretëron heshtja e thellë heshtje lutjeje, heshtje dëgjimi, heshtje meditimi… gjë prek fort shumëkënd. E kjo atmosferë e heshtjes, e lutjes, bëhet udhë për paqen, sepse shkon drejt të tjerëve dhe ndihmon për të zbuluar kuptimin e mallit për Zotin. 

13 maj 2022, 10:48