Kërko

Imzot Angelo Massafra Imzot Angelo Massafra 

Koha e Krijimit, imzot Massafra: “katastrofa mjedisore, në 97% të rasteve, për faj të njeriut”

Në mesazhin e tij për Kohën e Krijimit, që fillon më 1 shtator e përfundon më 4 tetor, kryetari i Konferencës Ipershkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, anëtar i Komisionit për Baritorinë Shoqërore të CCEE-së (Këshilli i Konferencave Ipeshkvnore Evropiane), bashkohet me mesazhin e Papës Françesku dhe i lutet Zotit t’i japë njerëzimit një zemër të re, të aftë për dhembshuri ndaj botës së krijuar nga Hyji

R.SH. – Vatikan

         “Evropa jonë është përballur me një katastrofë të vërtetë mjedisore, e cila në 97% të rasteve i atribuohet dorës së njeriut. Në 27 vendet e Bashkimit Evropian, sipas një vlerësimi të fundit, që nga fillimi i vitit, zjarret kanë shkatërruar gjithsej 517.881 hektarë, krahasuar me 470.359 të një viti më parë”. Këtë denoncon kryeipeshkvi metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe anëtar i Komisionit të Baritorisë Shoqërore në Këshillin e Konferencave Ipeshkvnore Evropiane (CCEE), në një mesazh për Kohën e Krijimit, që kremtohet nga 1 shtatori deri më 4 tetor. Si përgjegjës për çështjet, që kanë të bëjnë me gjthësinë e krijuar nga Zoti, imzot Massafra, në emër të ipeshkvijve evropianë, bashkohet me mesazhin e Papës Françesku për Ditën e Krijimit, më 1 shtator, që u bë i njohur më 16 korrik, pikërisht ndërsa kontinenti përfshihej nga zjarret, të cilat shkatërruan hektarë të tëra me gjelbërim. Pasi përshkon problematikat e planetit në këto kohë të vështira, imzot Massafra i lutet Zotit t’i japë njerëzimit një zemër të re, të aftë për dhembshuri ndaj botës së krijuar nga Hyji. Të ndjekim audiomesazhin e tij në shqip për dëgjuesit e Radio Vatikanit…

Dëgjo imzot Angelo Massafra...

Photogallery

Bota e krijuar nga Zoti
25 gusht 2022, 16:10