Kërko

Nga Gorizia një lutje dhe thirrje nga Kishat e Italisë, Sllovenisë dhe Kroacisë për paqe Nga Gorizia një lutje dhe thirrje nga Kishat e Italisë, Sllovenisë dhe Kroacisë për paqe

Nga Gorizia një thirrje nga Kishat e Italisë, Sllovenisë dhe Kroacisë për paqe

Në një dokument thirrja e përbashkët për paqe nga ky territor, shtrihet në të gjithë Ballkanin dhe zgjerohet deri në bashkim me Tokën e Shenjtë, Ukrainën dhe të gjitha zonat e tjera të gjakosura nga lufta. Nuk mund të qëndrojmë në heshtje përballë përshkallëzimit dramatik të dhunës, shumëfishimit të akteve të çnjerëzimit, shkatërrimit të qyteteve dhe popujve.

R.SH. - Vatikan

Kishat katolike në Itali, Slloveni dhe Kroaci lëshuan, të martën mbrëma, një thirrje të zjarrtë për paqe gjatë vigjiljes së lutjes mbajtur në fund të ditës së dytë të Këshillit të Përhershëm të Konferencës Ipeshkvore Italiane (CEI), në Gorizia, Itali.

Në një dokument, të nënshkruar nga kardinali kryeipeshkëv i Bolonjës dhe president i CEI-së, Matteo Maria Zuppi, nga imzot Andrej Saje, ipeshkvi i Novo Mestos dhe president i Konferencës Ipeshkvore Sllovene, dhe nga imzot Dražen Kutleša, kryeipeshkëv metropolit i Zagrebit dhe president i Konferencës Ipeshkvore Kroate, të treja Kishat ripohuan vullnetin që "çdo komunitet i krishterë të jetë protagonist i shpresës, i vëmendshëm dhe aktiv në promovimin dhe mbështetjen e rrugëve të pajtimit.

Lutja jonë – vazhdon thirrja e përbashkët – nis nga ky territor, shtrihet në të gjithë Ballkanin dhe zgjerohet deri në bashkimin, në një përqafim të vetëm, me Tokën e Shenjtë, Ukrainën dhe të gjitha zonat e tjera të gjakosura nga lufta. Nuk mund të qëndrojmë në heshtje përballë përshkallëzimit dramatik të dhunës, shumëfishimit të akteve të çnjerëzimit, shkatërrimit të qyteteve dhe popujve. Britma që ngrihet nga shumë pjesë të Planetit është rrëqethëse dhe nuk mund të mbetet e padëgjuar”.

24 shtator 2025, 13:15