Kërko

Shugurimi meshtarak i dom Gaitano Lleshaj Shugurimi meshtarak i dom Gaitano Lleshaj

Dom Gaitano Lleshaj shugurohet meshtar nesër në Lushjne

Shugurimi meshtarak i dom Gaitano LLeshaj nesër në ora 11:00 në Kishën e Shën Pjetrit e Shën Palit në Lushnje

R.SH. / Vatikan

Me gëzim të madh Administratura Apostolike e Shqipërisë së Jugut shpall shugurimin e parë dioqezan meshtarak të diakonit të kësaj Kishe Dioqezane, atë të dom Gaitano Lleshaj, ditën e shtunë me datë 25 tetor në orën 11:00, në famullinë shën Pjetri dhe shën Pali në Lushnje.

Meshtari i ri dom Gaitano Lleshaj do të kremtojë Meshën e parë me datë 26 tetor në orën 09:30 po në këtë Kishë pasi është bir i kësaj famullie. Kështu thuhet në një njoftim botuar përmes rrjetit social FB të Amdinistraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut.

Në historin e kësaj Kishe vendore, nga themelimi i saj me 11.11.1939 me bullën papnore Inter Regiones, është shugurimi i parë meshtarak dioqezan i Administraturës Apostolike në Jugun e Shqipërisë.

Ecja e gjatë e dom Gaitano Lleshaj drejt urdhërit të shenjtë meshtarak është shenjë e hirit të Zotit, shenjë e një Kishe në ecje dhe nxitje për thirrje të reja në jetën kushtuar Zotit, thuhet akoma në njoftimin e Amdinistraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut. E falendërojmë Zotin për këtë dhurat të madhe dhe për të gjitha hiret që Zoti na i ka dhënë si Kishës dhe Kombit shqiptar. Ta shoqërojmë dom Gaitano, me mbështetien e lutjeve tona, në udhën e meshtarisë. Tëlutemi që ai si meshtar ti sherbejë Kishës me zell kudo ndodhet dhe Administraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut me përkushtim e dashuri.

Ta lusimi Zotin për thirrje të reja e të shenjta meshtarake për dioqezën tonë e për të gjitha dioqezat në trojet Shqiptare që të lindin thirrje të reja meshtarake e rregulltare.

Nëna e Këshillit të Mirë dhe hiri i të Lumëve Martirë Shqiptarë na shoqëroftë në ecjen tonë si Kishë dhe falenderojmë Zotin për këtë dhuratë, thuhet në njoftimin e Amdinistraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut në FB.

24 tetor 2025, 11:57