Kërko

Procesioni i "Señor de los Milagros " "Zotit të Mrekullive" sjell Perunë në Vatikan

Takimi më 19 tetor në Sheshin e Shën Pjetrit me Procesionin e Madh Ndërkombëtar të "Señor de los Milagros " (Zotit të Mrekullive), ngjarje e rëndësishme feje në Peru

R.SH. / Vatikan

Pak Peru në Itali, në Via della Conciliazione. Ështëfjala për Procesionin e Madh Ndërkombëtar të "Señor de los Milagros " (Zotit të Mrekullive) që do të zhvillohet të dielën më 19 tetor në Romë dhe do të kalojë nëpër Via della Conciliazione për të arritur në Sheshin e Shën Pjetrit ku do të marrë bekimin e Papa Leonit XIV.

I veçantë është skapulari i"Señor de los Milagros", shenjë e përkatësisë dhe devocionit, dhe domethënëse është lidhja me ipeshkvin Robert Francis Prevost, tani Papa Leoni XIV, kur ishte në krye të dioqezës së Chiclayo.

Devocioni ndaj “Cristo Morado” ("Krishtit të Purpurt") e ka origjinën nga gjesti i fesë së një skllavi afrikan i cili, në varfërinë e tij, pikturoi imazhin e Jezusit të kryqëzuar në një mur balte, dhe ai imazh i ka rezistuar tërmeteve të Limës si shenjë shprese. Sot, Zoti i Mrekullive na fton të shohim me dashuri ata që vuajnë, ata që janë larg tokës së tyre, dhe të kujtojmë se vetë Jezusi ka qenë migrant dhe skllav për dashuri".

Kardinali Pedro Barreto, kryeipeshkëv nderi i Huancayo, kujton dimensionin social të këtij besimi: "Señor de los Milagros" nuk i përket vetëm Perusë. Është një mesazh për të gjithë Kishën. Na kujton se, në mes të vështirësive, Krishti është me ne dhe se dashuria duhet të shndërrohet në shërbim, në bamirësi konkrete, në angazhim ndaj njerëzve më të cenueshëm". Procesionin e menaxhon Vëllazëria "Señor de los Milagros", në të cilën çdo anëtar luan një rol specifik: ka bartës të karrocës, sahumadoras që hapin rrugën me temjanicët e tyre, këngëtarë që shoqërojnë procesionin me himne dhe shërbëtorë që garantojnë rendin dhe sigurinë. "Ne jemi të gjithë pjesë e të njëjtit trup në shërbim të Zotit të Mrekullive", shpjegojnë ata.

Të dielënmë 19 tetor do të jenë më shumë se 40 vëllazëri do të marrin pjesë në procesionin e madh që do të kulmojë me hyrjen e karrocës së "Señor de los Milagros" në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan. ‘Señor de los Milagros’ është një devocion popullor katolik që daton në shekullin e XVII, imazhi i Jezu Krishtit që i reziston tërmeteve në mur në vitet 1655 dhe 1687 dhe procesioni i tetorit me mijëra besimtarë në Peru që shoqërojnë imazhin e Shëlbuesit Jezus duke e veshur me veshjen tradicionale vjollcë. Tradita është përhapur në pesë kontinente dhe shoqëron komunitetet peruane jashtë vendit.

17 tetor 2025, 16:46