Kërko

Konferenca "Refugjatët dhe migrantët në shtëpinë tonë të përbashkët" në Institutin Papnor Patristik Augustinianum në Universiteti Villanova të SHBA-së Konferenca "Refugjatët dhe migrantët në shtëpinë tonë të përbashkët" në Institutin Papnor Patristik Augustinianum në Universiteti Villanova të SHBA-së

Refugjatët e migrantët, kard. Baggio: të kujdesemi për të tjerët për të qenë një familje e vetme

Në ditën e parë të punimeve të konferencës "Refugjatët dhe migrantët në shtëpinë tonë të përbashkët" organizuar nga Universiteti Villanova në Augustinianum, SHBA, nga 1 deri më 3 tetor, u theksua, në ndërhyrjet e ndryshme, rëndësia e punës në nivel akademik duke përfshirë institucione dhe partnerë të ndryshëm për të zhvilluar projekte që ofrojnë përgjigje konkrete në lidhje me migrimin dhe zhvendosjen e njerëzve.

R.SH. – Vatikan

Konferenca "Refugjatët dhe migrantët në shtëpinë tonë të përbashkët. Rolet dhe përgjegjësitë e universiteteve" u hap me dëshminë e Maurice Eriaremhien, ndërmjetës kulturor, me origjinë nga Nigeria. E organizuar nga ky pasdite, 1 tetor dhe deri të premten, në Institutin Papnor Patristik Augustinianum, në Romë, ajo është dashur nga Universiteti Villanova i Filadelfias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me një koalicion partnerësh, me qëllim zhvillimin e planeve globale të veprimit për të adresuar shkaqet rrënjësore të migrimit dhe zhvendosjes dhe për të ndihmuar ata që janë të detyruar të largohen nga vendet e tyre të origjinës.

Në Sallën e Madhe të Augustinianumit, Eriaremhien tregoi historinë e tij si emigrant, ardhjen e tij në Itali, vështirësitë e hasura, diskriminimet e pësuara, mbështetjen e marrë nga Komuniteti i Shën Egjidit, dhe kujtoi mijëra njerëz që vdiqën duke kërkuar një të ardhme më të mirë në një vend tjetër nga vendlindja e tyre dhe kërkoi një minutë heshtjeje për të përkujtuar ata që humbën jetën para brigjeve të ishullit të Lampedusa-s më 3 tetor 2003 dhe Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Emigracionit të themeluar nga Parlamenti italian në vitin 2016 në të njëjtën ditë.

Të shohësh tëbrishtëtsiç na mëson Krishti

Mbi dyqind pjesëmarrësve nëkëtë ngjarje – organizuar në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve mbi Migracionin, Dikasteret e Vatikanit për Shërbimin e Zhvillimit Njerëzor Integral dhe të Kulturës e Edukimit, Shërbimin Jezuit për Refugjatët, MIT Systems Awareness Lab, Fondacionin Agostinianët në Botë, Konferencën Episkopale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shërbimet ndaj Migracionit dhe Refugjatëve, Institutin Ndërkombëtar të Migracionit Scalabrini, Federatën Ndërkombëtare të Universiteteve Katolike (IFCU), Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe Jubileun 2025 – u drejtua me përshëndetjen e tij At Joseph Farrell, Epror i Përgjithshëm i Urdhrit të Shën Augustinit, i cili nxiti të shohim të dobëtit sikur na mëson Krishti.

Ideja e Institutit Mother Cabrini për Emigracionin në SHBA

Në një video ka folur At Peter Donohue, rregulltar augustinian, president i Universitetit Villanova, një universitet ku Papa Leoni XIV ka qenë student, i cili ka marrë diplomën bachelor në Matematikë në vitin 1977, dhe të cilit i njëjti universitet në vitin 2014 i ka dhënë diplomën honoris causa në Letërsi për punën e tij baritore në Peru dhe udhëheqjen e tij në shërbim ndaj të tjerëve si frat augustinian. At Donohue ka theksuar rëndësinë e Institutit Mother Cabrini për Emigracionin në SHBA, prezantuar dje në Filmotekën e Vatikanit, dhe i cili lindi në universitet pas blerjes së kampusit të Universitetit Cabrini për të përfshirë studentë, pedagogë dhe partnerë në mësimdhënie, kërkim dhe avokim për një angazhim konkret në favor të migrantëve dhe refugjatëve.

At Arthur Purcaro, gjithnjë nga Universiteti Villanova, kujtoi misionin e universitetit, të themeluar mbi vlerat augustiniane të së vërtetës, unitetit dhe dashurisë, i cili tani do të përgatisë studentët për të mbështetur migrantët dhe refugjatët me kujdes, dhembshuri, drejtësi dhe dinjitet.

"Duhet të krijojmë një rrjet mes nesh", tha Anthony Cernera nga Rrjeti i Edukimit të Refugjatëve dhe Migrantëve, duke ftuar të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të angazhohemi së bashku. Për këtë, At Anthony Banks, ish-asistent gjeneral i Urdhrit të Shën Augustinit, uroi që konferenca në Augustinianum "të sjellë dritë" dhe të stimulojë bashkëpunime konkrete. Michele Pistone, pedagoge e drejtësisë prej 25 vitesh në Universitetin Villanova, themeluese dhe drejtoreshë e Institutit Mother Cabrini për Emigracionin, kujtoi takimin me Papa Françeskun më 29 shtator 2022 gjatë të cilit Papa ka theksuar se "migrantët duhet të mirëpriten, shoqërohen, promovohen dhe integrohen" duke ftuar universitetet katolike të zgjerojnë burimet për mësimdhënie, kërkim, advocacy dhe shërbim pikërisht për migrantët dhe refugjatët. Nga aty lindi ideja për të krijuar Institutin Cabrini, shtoi Pistone, duke inkurajuar bashkimin e përpjekjeve për një ndryshim sistemik dhe për të dhënë përgjigje konkrete migrantëve dhe refugjatëve.

02 tetor 2025, 11:21