Papa në Montefalco te augustinianet, abatesha: një njeri i çarmatosur dhe çarmatosës
R.SH. Vatikan
Kishte qenë si profesor, pastaj herë të tjera si Epror i përgjithshëm i Urdhrit të Shën Augustinit. Sot, më 20 nëntor, Robert Francis Prevost, u kthye si Papa i 267-të i Kishës universale në manastirin augustinian të Shën Klarës së Montefalcos për një vizitë private. Një moment bashkimi me murgeshat e mbyllura të familjes rregulltare augustiniane që Leoni XIV e deshi si etapën e dytë të udhëtimit të tij të shkurtër në Umbria, pasi shkoi në Asizi për të takuar Konferencën Episkopale Italiane që sot përfundoi Asamblenë e 81-të të përgjithshme.
"Një moment i madh familjariteti" me një person që "e njohim prej vitesh", komenton për mediat e Vatikanit Abatesha Maria Cristina Daguati. "Papa Leoni XIV, sjell me vete një atmosferë të madhe lutjeje. Kështu që nuk na shqetësoi shumë, ishte thjesht e bukur. Bukur..." "Është një miqësi e madhe, sepse natyrisht e njohim prej shumë vitesh dhe prandaj do të thosha se gjithçka u zhvillua nën shenjën e një familjariteti të madh", shton abatesha, "një ditë shumë e thjeshtë" me "një njeri të çarmatosur dhe çarmatosës" me "personalitet paqësor".