Kërko

Copertina infos d'orient 10 settembre 2025 - festa di Santa Madre Teresa

Nënë Tereza: “Nuk ka paqe, nëse përjashtohet i varfri”

Nënë Tereza, zë profetik! Emri i saj kujtohet çdo ditë në të katër anët e botës. E gjallë ndër të gjallët. E shqiptare ndër shqiptarët, që sot kanë më shumë nevojë se kurrë t’i jetojnë fjalët e saj të arta! E sidomos, veprat...

R.SH. / Vatikan

Zëri i Nënë Terezës përshkon kohë e ngjarje. Punon e zgjon, kur bota ka nevojë për njerëz që jetojnë ditë-natë me sy hapur, gati për të shpëtuar edhe një njeri të vetëm... Edhe një djep...por, sidomos, mbarë botën. Sepse kanë “armë”  krahun e Zotit, që i ndihmon ta vijojnë misionin e tyre me bashkëpunëtoret e jashtëzakonshme, të cilat vdesin, për t’u rikthyer përgjithmonë në jetë! A nuk është kështu Nënë Tereza, që sot e kujtoi Papa pikërisht si Grua-Gurrë përshpirtërie e krah i djathtë i të gjithë atyre, që e dhurojnë veten, për mbarë botën?

Paqja e vërtetë, theksoi Leoni XIV, nuk është e mundur nëse njerëzimi i flak poshtë të ligshtit, përjashton të varfrit, "mbetet indiferent ndaj refugjatëve dhe të shtypurve, pa menduar fare se "vetëm ata që kujdesen për më të vegjlit, mund të arrijnë gjëra vërtet të mëdha".

E kujton, më pas, se Nënë Tereza e Kalkutës, "shqiptare e shenjtore e më të vegjëlve e fituese e Çmimit Nobel për Paqen", deklaroi se "shkatërruesi më i madh i paqes është aborti". Humbja e fëmijëve, pa të cilët nuk do të kishte as jetë e as botë!

Aborti është shkatërruesi - shkruan Papa Leoni XIV këtë të shtunë të fundit të vitit 2026 – ndërsa Nënë Tereza "është, mbi të gjitha, dhuratë.  

Zëri i saj mbetet profetik: asnjë politikë, nuk mund t'u shërbejë njerëzve nëse përjashtojnë nga jeta ata që janë gati të vijnë në botë, e nëse nuk i ndihmojnë në varfëri materiale dhe shpirtërore.

Këtë theksoi Papa, duke na kujtuar se Paqja është dhuratë, aleancë, premtim... E se nuk ka paqe, nëse përjashtohet kush është i varfër! Siç ishte e është edhe sot shqiptari...

01 shkurt 2026, 09:21