E Premtja e Madhe
R.SH. / Vatikan
Do ta shkallmojë vdekjen, ajo kështjellë
E errët, do ta rrokullisë gurin duke qeshur
Do t’i qepë plagët pa gjilpërë, do të ngadhnjejë
Mbi lëndën e prandej, për këtë, do të ngjitet lart
pa peshë. Do të ngadhnjejë mbi rëndesën,
mbi brumin, erën, emrin,
do të ngjallet jo më si i krijuar por krijues, do ta dijë
formulën takimi mes vezës dhe spermës
mes sporës dhe trungut dhe farës dhe tokës. Do të dijë
fillimin e çdo gjëje, kohëzgjatjen
të përjetshmen parajsë të Alighierit
do ta dijë përmendësh çdo varg dhe
edhe fjalët e shkruara tashti
Ai do t’i ketë ditur qysh atë herë
aty, në varr në fresk ku
vdekja është një gem i thatë, asgjë fare
një tepricë, një mashtrim,
dhe pjesa tjetër jetë, vetëm jetë
vetëm dritë, jetë dhe asgjë tjetër.
Mariangela Gualtieri
(Marrë nga: Senza polvere, senza peso, Einaudi 2006)