Kërko

Atë Crépin Martial Monga, i vrarë në Republikën e Afrikës Qendrore Atë Crépin Martial Monga, i vrarë në Republikën e Afrikës Qendrore

Republika e Afrikës Qendrore, vritet meshtari Crépin Martial Monga, zë i paqes dhe pajtimit

Prifti i dioqezës së Bangassou u vra më 29 qershor para famullisë së tij. Kleriku ishte i njohur për angazhimin e tij të madh për dialogun dhe kohezionin social në një nga zonat më të rrezikuara të vendit afrikan, e përfshirë nga dhuna e shkaktuar prej tensioneve etnike, pranisë së grupeve të armatosura dhe rivaliteteve për kontrollin e territorit dhe të burimeve. Funerali u zhvillua sot, më 1 korrik.

Vatican News

Meshtari katolik atë Crépin Martial Monga, vikar i famullisë së Shën Gjon Pagëzuesit në Zémio, në dioqezën e Bangassou, u vra me armë zjarri më 29 qershor pranë shtëpisë famullitare. Varrimi i tij u kremtua më 1 korrik në Katedralen e Bangassou.

I njohur për angazhimin e tij në favor të paqes, dialogut dhe pajtimit, Aë Monga drejtonte Komitetin Lokal për Paqe dhe Pajtim, i cili ndërmjetësonte mes komuniteteve, autoriteteve dhe grupeve të ndryshme në një nga zonat më të trazuara të Republikës së Afrikës Qendrore.

Rajoni Haut-Mbomou, në juglindje të vendit, prej vitesh përballet me dhunë të vazhdueshme për shkak të pranisë së grupeve të armatosura, tensioneve etnike dhe rivalitetit për kontrollin e territorit dhe burimeve natyrore, ndërsa kriza humanitare dhe zhvendosja e popullsisë vazhdojnë të përkeqësohen.

Dioqeza e Bangassou dhe Simpoziumi i Konferencave Ipeshkvnore të Afrikës dhe Madagaskarit (SECAM) e cilësuan vrasjen e meshtarit një humbje të madhe për Kishën dhe për komunitetin lokal, duke vlerësuar dëshminë e tij të palodhur në shërbim të paqes, dialogut dhe bashkëjetesës.

01 korrik 2026, 16:28