Kërko

Kardinali Daniel Sturla Kardinali Daniel Sturla

Uruguai: Kardinali Sturla flet për vizitën e Papës, në nëntor

isha Katolike e Uruguait është duke pritur njoftimin zyrtar të Selisë së Shenjtë për vizitën e Papës Leoni.

Vatican News

"Presim konfirmim zyrtar. Ndër vendet e caktuara janë Montevideo dhe Shenjtërorja e Virgjërës së Tridhjetë e Treve". Kështu Kisha Katolike e Uruguait është duke e pritur njoftimin zyrtar të Selisë së Shenjtë lidhur me vizitën e Papës Leoni XIV në vend, në muajin nëntor, ndërsa është në rritje pritja që vendi të jetë destinacioni i parë i udhëtimit në Amerikën Latine.

Kardinali Daniel Sturla, Kryeipeshkëv i Montevideos, e deklaroi këtë në bisedë me gazetarët. Kryeipeshkvi vuri në dukje se itinerari i planifikuar përfshin Uruguain, Argjentinën dhe Perunë ndërmjet fillimit dhe mesit të nëntorit. Megjithatë - thekson Kardinali i Uruguait - orari përfundimtar varet nga njoftimi zyrtar i Selisë së Shenjtë.

Gjatë një konference për shtyp, Kardinali Sturla shpjegoi se nga vendet që  konsiderohen të sigurta, ndër ato që Papa do t’i vizitojë, janë Montevideo dhe Florida, shtëpia e shenjtërores kombëtare të Virgjërës së Tridhjetë e Treve (Virgen de los Treinta y Tres), ku do të kremtohet edhe Eukaristia, e kryesuar nga Ati i Shenjtë.

Kardinali Sturla vuri në dukje se po shqyrtohet edhe një vizitë e mundshme në një departament verior të vendit. Së fundmi, shprehu besimin se Leoni XIV do të vizitojë edhe Casavalle-n, në Montevideo, zonë me  disa vepra shoqërore katolike.

17 korrik 2026, 15:11