Kërko

2026.02.20  Vangelo della I Domenica di Quaresima A - le tentazioni di Gesù

Jezusi i Nazaretit. Episodi 10: Takimi me Djallin (tundimet në shkretëtirë)

Pasi pagëzohet, Jezusi rifillon udhëtimin e tij në shkretëtirë, duke zgjedhur një vend për t'u lutur me pamje nga Lugina e Jordanit. Në orën më të nxehtë, ai sheh një burrë të shkathët, të gjatë, me sy depërtues e të frikshëm dhe me buzë shumë të holla. Burri i flet sikur ta njihte prej kohësh. Jezusi nuk i përgjigjet kurrë, as kur i premtohet ushqim e as kur i premtohet pushtet; pastaj, kur provokohet, shqipton fjalët: "Është shkruar edhe: 'Nuk do ta vësh në provë Zotin, Hyjin tënd'"

Vatican News

Edhe ata që dinë pak ose aspak për Të, kur shkruajnë një email ose shikojnë kalendarin, i numërojnë vitet që nga lindja e Tij. Para - ose pas Krishtit!

E kush nuk beson, nëse e kremton Krishtlindjen duke i shpërndarë dhurata familjarëve e miqve, kremton lindjen e Tij.

Edhe ata që pushojnë një orë më shumë të dielën e nuk shkojnë në punë, e bëjnë këtë ngaqë çdo të diel kujtojnë se ai u Ringjall....

Po, kush është Ai? Që vdes e ngjallet? E quhet Jezusi i Nazaretit?

Ai, që ndikon kaq shumë mbi çdo çast të jetës sonë, kush është?

Emri i kujt shqiptohet më shumë se i Tiji?

Ky është "Jezusi i Nazaretit", programi që tregon historinë e "Jetës së Jezusit", libër i shkruar nga drejtori editorial i Dikasterit tonë vatikanas për Komunikimin, Andrea Tornielli.

Episodi 10: Takimi me Djallin (tundimet në shkretëtirë)

Pasi pagëzohet, Jezusi rifillon udhëtimin e tij në shkretëtirë, duke zgjedhur një vend për t'u lutur me pamje nga Lugina e Jordanit. Ai ndjen dhimbjet e urisë, i thahet fyti nga mungesa e ujit, përjeton vetminë pa fund e heshtjen e shkretëtirës. Kalojnë shumë ditë e netë dhe sa më shumë e braktisin forcat, aq më shumë lëshohet në duart e Atit Qiellor. Në orën më të nxehtë, ai sheh një burrë të shkathët, të gjatë, me sy depërtues e të frikshëm dhe me buzë shumë të holla. Burri i flet sikur ta njihte prej kohësh. Jezusi nuk i përgjigjet kurrë, as kur i premtohet ushqim e as kur i premtohet pushtet; pastaj, kur provokohet, shqipton fjalët: "Është shkruar edhe: 'Nuk do ta vësh në provë Zotin, Hyjin tënd'". Jezusi e përzë dhe krijesa kthehet në një bishë të plagosur, që bërtet dhe tretet në asgjë. Pas luftës me Djallin, Jezusi shembet i djersitur mbi gurë. Engjëjt fryjnë e krijojnë një fllad për ta freskuar e atëherë, ai bie në gjumë

19 gusht 2026, 09:37