Jezusi i Nazaretit. Episodi 11: Peshkatarë dhe Apostuj, takimet e para me miqtë
Vatican News
Edhe ata që dinë pak ose aspak për Të, kur shkruajnë një email ose shikojnë kalendarin, i numërojnë vitet që nga lindja e Tij. Para - ose pas Krishtit!
E kush nuk beson, nëse e kremton Krishtlindjen duke i shpërndarë dhurata familjarëve e miqve, kremton lindjen e Tij.
Edhe ata që pushojnë një orë më shumë të dielën e nuk shkojnë në punë, e bëjnë këtë ngaqë çdo të diel kujtojnë se ai u Ringjall....
Po, kush është Ai? Që vdes e ngjallet? E quhet Jezusi i Nazaretit?
Ai, që ndikon kaq shumë mbi çdo çast të jetës sonë, kush është?
Emri i kujt shqiptohet më shumë se i Tiji?
Ky është "Jezusi i Nazaretit", programi që tregon historinë e "Jetës së Jezusit", libër i shkruar nga drejtori editorial i Dikasterit tonë vatikanas për Komunikimin, Andrea Tornielli.
Pasi lë pas shkretëtirën, Jezusi zbret përsëri drejt lumit Jordan, ku Shën Gjon Pagëzuesi vazhdon të pagëzojë. Andrea dhe Gjoni vihen në gjurmët e tij. Nazareasi nuk flet, nuk nxitohet të japë mësime, preferon ta ndajë jetën e përditshme me ata, që tashmë ndihen të dashur dhe të mirëpritur. "E gjetëm Mesinë", thonë. Andrea e bind kështu vëllanë e tij Simon Pjetrin, peshkatar si ai vetë. Në Betsaidë, i ndjekin Filipi dhe më pas Natanaeli, i njohur si Bartolomeu. Në kohën e drekës, troket në derën e shtëpisë së Filipit, Juda Tadeu, një kushëri i Jezusit nga ana e Jozefit. Sjell një mesazh nga Maria për të birin: "Të pret ty bashkë me miqtë e tu nesër në Kanë për dasmën e Suzanës".