Kërko

2026.03.19 Sogno di San Giuseppe, Giacinto Brandi (attribuito a), 1648 ca., Collezione Pontificia Accademia dei Vurtuosi al Pantheon. Foto: Paolo Sparac

Jezusi i Nazaretit. Episodi II: Ëndrra e Jozefit

Maria i frikësohet reagimit të Jozefit, vendos të mos i flasë dhe niset për të vizituar Elizabetën, nënën e ardhshme të Gjon Pagëzuesit, e cila jeton në një fshat në periferi të Jerusalemit. Ajo do të qëndrojë me të për tre muaj dhe do ta ndihmojë me punët e shtëpisë. Me t'u kthyer në Nazaret, e pret e vërteta për t'ia treguar Jozefit. Zdrukthëtari mendon ta ndajë fshehurazi, por më pas vendos t'u besojë fjalëve të saj, falë edhe engjëllit, që i shfaqet në ëndërr

Vatican News

Edhe ata që dinë pak ose aspak për Të, kur shkruajnë një email ose shikojnë kalendarin, i numërojnë vitet që nga lindja e Tij. Para - ose pas Krishtit!

E kush nuk beson, nëse e kremton Krishtlindjen duke i shpërndarë dhurata familjarëve e miqve, kremton lindjen e Tij.

Edhe ata që pushojnë një orë më shumë të dielën e nuk shkojnë në punë, e bëjnë këtë ngaqë çdo të diel kujtojnë se ai u Ringjall....

Po, kush është Ai? Që vdes e ngjallet? E quhet Jezusi i Nazaretit?

Ai, që ndikon kaq shumë mbi çdo çast të jetës sonë, kush është?

Emri i kujt shqiptohet më shumë se i Tiji?

Ky është "Jezusi i Nazaretit", programi që tregon historinë e "Jetës së Jezusit", libër i shkruar nga drejtori editorial i Dikasterit tonë vatikanas për Komunikimin, Andrea Tornielli.

Episodi 2: Ëndrra e Jozefit

Episodi II titullohet "Ëndrra e Jozefit"

Maria i frikësohet reagimit të Jozefit, vendos të mos i flasë dhe niset për të vizituar Elizabetën, nënën e ardhshme të Gjon Pagëzuesit, e cila jeton në një fshat në periferi të Jerusalemit. Ajo do të qëndrojë me të për tre muaj dhe do ta ndihmojë me punët e shtëpisë. "E bekuar je ti ndër gratë dhe i bekuar është fryti i barkut tënd!": kjo është përshëndetja e Elizabetës, që e di sekretin e Marisë. Me t'u kthyer në Nazaret, e pret e vërteta për t'ia treguar Jozefit. Zdrukthëtari mendon ta ndajë fshehurazi, por më pas vendos t'u besojë fjalëve të saj, falë edhe engjëllit, që i shfaqet në ëndërr. "Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh Marinë, vashën tënde, sepse çka pret, vjen nga Shpirti Shenjt; ajo do të lindë një djalë. E ti do ta quash Jezus, sepse ai do ta shpëtojë popullin nga mëkatet". Edhe ai i thotë “po” Zotit.

04 gusht 2026, 09:28