Kërko

2018.12.03 Nativita, la nascita di Gesu' - Natale

Jezusi i Nazaretit. Episodi IV: Nata e Betlehemit, Mbreti i Mbretërve lind në një stallë

Është nata e shenjtë, ajo në të cilën Jezusi vjen në botë mes lotëve të gëzimit të Marisë dhe Jozefit. Zoti, pafundësisht i madh, tani është një fëmijë i pafuqishëm, plotësisht i varur nga kujdesi i nënës dhe babait. Ndërkohë, engjëjt, të cilët vigjwlonin, iu shfaqwn disa barinjve që dukeshin të frikësuar. " Mos kini frikë! Ja, unë po ju sjell një lajm të mirë: gëzim të madh për mbarë popullin! Sot, në qytetin e Davidit ju lindi Shëlbuesi - Krishti Zot!"

Vatican News

Edhe ata që dinë pak ose aspak për Të, kur shkruajnë një email ose shikojnë kalendarin, i numërojnë vitet që nga lindja e Tij. Para - ose pas Krishtit!

E kush nuk beson, nëse e kremton Krishtlindjen duke i shpërndarë dhurata familjarëve e miqve, kremton lindjen e Tij.

Edhe ata që pushojnë një orë më shumë të dielën e nuk shkojnë në punë, e bëjnë këtë ngaqë çdo të diel kujtojnë se ai u Ringjall....

Po, kush është Ai? Që vdes e ngjallet? E quhet Jezusi i Nazaretit?

Ai, që ndikon kaq shumë mbi çdo çast të jetës sonë, kush është?

Emri i kujt shqiptohet më shumë se i Tiji?

Ky është "Jezusi i Nazaretit", programi që tregon historinë e "Jetës së Jezusit", libër i shkruar nga drejtori editorial i Dikasterit tonë vatikanas për Komunikimin, Andrea Tornielli.

Episodi IV: Nata e Betlehemit, Mbreti i Mbretërve lind në një stallë

Është nata e shenjtë, ajo në të cilën Jezusi vjen në botë mes lotëve të gëzimit të Marisë dhe Jozefit. Zoti, pafundësisht i madh, tani është një fëmijë i pafuqishëm, plotësisht i varur nga kujdesi i nënës dhe babait. Ndërkohë, engjëjt, të cilët vigjwlonin, iu shfaqwn disa barinjve që dukeshin të frikësuar. " Mos kini frikë! Ja, unë po ju sjell një lajm të mirë: gëzim të madh për mbarë popullin! Sot, në qytetin e Davidit ju lindi Shëlbuesi - Krishti Zot! Dhe, ja shenja për ta njohur: do të gjeni një foshnjë të mbështjellë me shpërgënj e të vënë në grazhd”. Fjalët e dëgjuara i nxisin "të papastërit" dhe "të refuzuarit" të nisen, duke ndierw gëzim dhe emocion sapopanw foshnjwn. Kur u plotësuan tetë ditët e caktuara për rrethprerjen e tij, ai u quajt Jezus, siç ishte thirrur nga engjëlli para se të ngjizej në barkun e nënës. E çojnë të porsalindurin në Tempullin e Jerusalemit për ta paraqitur para Zotit, dhe takimi me Simonin mbetet në zemrën e Marisë. «Edhe ty», i thotë ai, «një shpatë do të ta shporojë shpirtin».

07 gusht 2026, 09:30