Kërko

2024.12.31 Gesù Cristo

Kush është Jezusi i Nazaretit? Episodi 1

Udhëtimi fillon në një fshat të vogël në Galile, në Nazaret, një grusht shtëpish me tulla. Pikërisht këtu, Maria, një vajzë e re 15-vjeçare, pret vizitën e engjëllit Gabriel, i cili i njofton shtatzaninë e saj. E fejuar me Jozefin, ajo i thotë “po” vullnetit të Zotit, “po” për t’i ofruar kraharorin e saj Birit të të Tejetlartit, të cilit Zoti do t'i japë fronin e Davidit

Vatican News

Edhe ata që dinë pak ose aspak për Të, kur shkruajnë një email ose shikojnë kalendarin, i numërojnë vitet që nga lindja e Tij. Para - ose pas Krishtit!

E kush nuk beson, nëse e kremton Krishtlindjen duke i shpërndarë dhurata familjarëve e miqve, kremton lindjen e Tij.

Edhe ata që pushojnë një orë më shumë të dielën e nuk shkojnë në punë, e bëjnë këtë ngaqë çdo të diel kujtojnë se ai u Ringjall....

Po, kush është Ai? Që vdes e ngjallet? E quhet Jezusi i Nazaretit?

Ai, që ndikon kaq shumë mbi çdo çast të jetës sonë, kush është?

Emri i kujt shqiptohet më shumë se i Tiji?

Ky është "Jezusi i Nazaretit", programi që tregon historinë e "Jetës së Jezusit", libër i shkruar nga drejtori editorial i Dikasterit tonë vatikanas për Komunikimin, Andrea Tornielli.

Episodi 1 "Jezusi i Nazaretit"

Episodi 1 titullohet "Ajo tendë ngjyrë rëre: Kumtimi"

Udhëtimi fillon në një fshat të vogël në Galile, në Nazaret, një grusht shtëpish me tulla. Pikërisht këtu, Maria, një vajzë e re 15-vjeçare, pret vizitën e engjëllit Gabriel, i cili i njofton shtatzaninë e saj. E fejuar me Jozefin, ajo i thotë “po” vullnetit të Zotit, “po” për t’i ofruar kraharorin e saj Birit të të Tejetlartit, të cilit Zoti do t'i japë fronin e Davidit. Engjëlli largohet dhe zemra e Marisë fillon të rrahë me rrëmbim. Ajo mbetet vetëm me sekretin e saj, me pyetjet e shumta dhe me një jetë që po fillon të zhvillohet brenda saj.

03 gusht 2026, 09:04