Kërko

2026.08.03 Cardeal Dom Júlio Duarte Langa, Bispo Emérito de Xai-Xai (Moçambique)

Ndërroi jetë më 3 gusht, kardinali Júlio Duarte Langa

Ishte ipeshkëv nderi i Xai-Xai, një dioqezë që ai e drejtoi për 28 vjet, e përfshirë në luftën e gjatë civile, e cila përgjaku Mozambikun nga pavarësia deri në marrëveshjet e paqes të nënshkruara më 4 tetor 1992, në Romë. Kardinali 98-vjeçari ishte prelati i dytë i lartë në historinë e Kishës në Mozambik. Ekspert i njohur i gjuhëve lokale, ai mbikëqyri përkthimin e teksteve të Koncilit II të Vatikanit në gjuhët kryesore të vendit të tij

Vatican News

Ndërroi jetë më 3 gusht kardinali Júlio Duarte Langa, ipeshkëv ndëri i dioqezës së Xai-Xai, Mozambik. Vdiq në Spitalin Qendror të Maputos, në moshën 98-vjeçare. Ishte mozambikasi i dytë, që mori kardinalatin në historinë e Kishës Afrikane. Me vdekjen e tij, Kolegji i Kardinajve tani përbëhet nga 240 vetë, ndër të cilët 116 zgjedhës dhe 124 jozgjedhës.

I lindur më 27 tetor 1927, në Mangunze, kardinali Langa ishte veçanërisht i njohur për drejtimin e dioqezës së Xai-Xai gjatë luftës civile. Një ekspert i njohur në dialektet lokale, ai mbikëqyri përkthimin e teksteve të Koncilit II të Vatikanit në gjuhët kryesore të Mozambikut.

I shuguruar meshtar në katedralen e kryeqytetit të Mozambikut më 9 qershor 1957, ai mbajti pozita të ndryshme në misionin e Malaisse. Më 31 maj 1976, Papa Pali VI e emëroi ipeshkëv të dioqezës së João Belo, e cila e ndryshoi emrin në Xai-Xai më 1 tetor të atij viti. Ai mori shugurimin ipeshkvnor më 24 tetor dhe e drejtoi dioqezën për njëzet e tetë vjet, të karakterizuara nga lufta e gjatë civile, që përgjaku Mozambikun nga pavarësia deri në marrëveshjet e paqes të nënshkruara më 4 tetor 1992 në Romë. Gjatë shërbesës së tij, u përpoq ta mbante gjallë praktikën fetare dhe ta rigjallëronte Kishën në një zonë veçanërisht të varfër, të prekur nga uria, epidemitë dhe fatkeqësitë natyrore. Ai u krijua dhe u shpall kardinal nga Papa Françesku më 14 shkurt 2015.

04 gusht 2026, 10:13