Kërko

BRAZIL BRAZIL 

Afërsia e Papës me Brazilin, dëmtuar rëndë nga përmbytjet

Pas lutjes mariane Françesku kujtoi njerëzit që humbën jetën gjatë përmbytjeve, shkaktuar nga shirat e rrëmbyera në dhjetë shtete braziliane.

R. SH. - Vatikan

“U shpreh afërsinë time njerëzve të dëmtuar nga shirat dhe përmbytjet në disa zona të Brazilit, gjatë javëve të fundit. Lutem posaçërisht për viktimat dhe familjarët e tyre si dhe për gjithë ata, të cilët humbën shtëpitë. Zoti e mbështetët angazhimin e atyre, që po  i ndihmojnë”

Fjalët e Françeskut, në përfundim të lutjes mariane, na kujtojnë situatën e vështirë, që po jeton Brazili, ku  emergjenca mbetet e lartë në dhjetë shtete, veçanërisht në Shtetin Bahia e Minas Gerais. Në këtë të fundit  numërohen 25 të vdekur. Shkatrrimtare, pasojat për popullsinë, që humbën shtëpitë, shkollat, infrastrukturat. Ndër lokalitetet më të dëmtuara, është ai i Brumadinhi-t ku më 25 janar 2019 u shemb një digë, me pasojë vdekjen e 279 vetëve. Ndaj vëmendja e të gjithëve është përqendruar, me shumë frikë, tek 42 digat e vendit. Sipas raportit të fundit të Mbrojtjes civile, në shtetin Minas më se 374 qytete janë në gjendje emergjence, me 30,5 mijë të shpërngulur.

Angazhimi i Karitasit

Përballë turmës së nevojtarëve, ka nisur tashmë mobilizimi ndërkombëtar. Caritas internationalis po koordinon ndihmat, në lidhje të ngushtë me Karitasin brazilian. Edhe SHBA-të e Bashkimi Evropian i kanë nisur tashmë ndihmat e para. Brukseli  dërgoi një milion euro për t’iu përgjigjur pasojave të përmbytjeve. Partnerët humanitarë po e ndihmojnë popullsinë  edhe me shërbime sanitare, për t’i vënë pritë rrezikut të epidemive.

16 janar 2022, 13:29