Kërko

2021.06.06 Santa Messa nella solennita' del Corpus Domini 2021.06.06 Santa Messa nella solennita' del Corpus Domini

Papa: Eukaristia na fton ta dёshmojmё Zotin në jetën e përditshme

Në përshëndetjet drejtuar besimtarëve tё mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit për audiencën e sotme tё përgjithshme, Papa kujtoi se nesër në Vatikan kremtohet Solemniteti i Corpus Domini dhe i nxit që t'i luten Zotit që t'u dhurohen të tjerëve, duke shërbyer me gëzim sidomos ata njerёz që kanë më shumë nevojë

R.SH. - Vatikan

Pas katekizmit të audiencës së përgjithshme, Papa Françesku, duke iu drejtuar shtegtarëve të pranishëm, në Sheshin e Shën Pjetrit nё Vatikan, foli për festën e Korpit tё Krishtit (Corpus Domini), qё kremtohet nesër në Vatikan. Kremtimin liturgjik solemn të Korpit dhe Gjakut të Krishtit në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Altarin e katedrës, nesër nё ora 10.30 do të kryesojë Kardinali Mauro Gambetti, kryeprift i Bazilikës sё Vatikanit dhe vikar i përgjithshëm i Papës për qytetin e Vatikanit.

Solemniteti i Korpit tё Krishtit - u tha Papa besimtarëve të gjuhës gjermane tё pranishёm nё audiencën e përgjithshme - na fton të dalim dhe ta sjellim Zotin në jetën e përditshme: ta çojmë Zotin atje ku jeta shfaqet me të gjitha gëzimet dhe vuajtjet e saj. Shtegtarëve të gjuhës spanjolle, Papa Françesku u drejtoi ftesën për t'iu lutur Zotit "që të na lejojë të jemi persona 'eukaristik'", "mirënjohës për dhuratat e marra" dhe të aftë t'ua dhurojmё veten të tjerëve "duke shërbyer me gëzim, sidomos ndaj atyre që kanё më shumë  nevojë”.

Përjetoni dashurinë e Zotit pёrmes Korpit e Gjakut të Krishtit

Nё përshëndetjen drejtuar shtegtarëve polakë, Papa shpjegoi se në Solemnitetin e Korpit dhe Gjakut  të Shenjtnueshëm të Krishtit, përkujtohet "prania e vërtetë e Zotit në Eukaristi në formën e bukës dhe të verës" dhe uroi që koncertet e ungjillëzimit që mbahen në Poloni, për kёtё rast, tё "mund ta zgjojnë fenё tek të gjithë, që duke marrë Korpin dhe Gjakun e Krishtit ta përjetojmë gjithnjë e më thellë dashurinë e tij hyjnore". Së fundi,  Papa Françesku kujtoi se në nё shumё vende si nё Itali, nё Shqipёri, në Kosovё etj solemniteti i Korpit dhe Gjakut të Shenjtnueshëm të Krishtit do të kremtohet të dielën e ardhshme dhe përfundoi duke thёnё: “Eukaristia, mister i dashurisë, qoftë për të gjithë një burim hiri dhe drite që ndriçon shtigjet e jetёs, një mbështetje nё vështirësi, ngushëllim sublim në vuajtjet e përditshme”.

15 qershor 2022, 12:16