Kërko

Kisha ka 6 të Nderuar të rinj Kisha ka 6 të Nderuar të rinj

Papa Françesku njohu virtytet heroike të 6 Shërbëtorëve të Zotit

Sot paradite, audienca me prefektin e Dikasterit për Çështjet e Shenjtorëve, kardinalin Marcello Semeraro, i cili i paraqiti Atit të Shenjtë dekretet për miratim

R.SH. – Vatikan

 Papa Françesku autorizoi Dikasterin për Çështjet e Shenjtorëve të botojë dekretet, me të cilat u njihen virtytet heroike disa Shërbëtorëve të Zotit. Dekretet kanë të bëjnë me Shërbëtorin e Zotit Miguel Costa y Llobera, kanonik i kishës katedrale të Majorkës (1854-1922); me Shërbëtorin e Zotit Gaetano Francesco Mauro, meshtar dioqezan, themelues i Kongregatës së Punëtorëve të Devotshëm Katekistë të Fshatit (1888-1969); me Shërbëtorin e Zotit Giovanni Barra, meshtar dioqezan (1914-1975); me Shërbëtorin e Zotit Vicente López de Uralde Lazcano, meshtar i Shoqërisë së Marisë (1894-1990); me Shërbëtoren e Zotit Maria Margherita Diomira të Fjalës së Mishëruar, rregulltare e Kongregatës së të Rrënjosurave në Bamirësinë e Bariut të Mirë (1651-1677) dhe me Shërbëtoren e Zotit Bertilla Antoniazzi, besimtare laike (1944-1964).

Dekretet iu paraqitën Papës për miratim nga prefekti i Dikasterit, kardinali Marcello Semeraro gjatë audiencës së paradites së sotme.

19 janar 2023, 16:09