Kërko

Nëna me të posalindurin Nëna me të posalindurin 

Françesku: ta dëgjojmë, përmes shkencës, zërin e atyre që do të lindin

Françesku nënshkruan parathënien e librit "Mrekullia e jetës" (Piemme), botuar nga Arnoldo Mosca Mondadori, së bashku me shkencëtarin Gabriele Semprebon dhe shkrimtarin Luca Crippa. Synon të diskutojë, përmes tij, përtej barrierave ideologjike. Teksti u botua së pari nga Corriere della Sera.

R. SH. - Vatikan

Ky libër synon t’i rikthejë lexuesit mahnitjen dhe gëzimin e ardhjes në botë të secilit prej nesh. Të bën ta shikosh bukurinë e jetës së posalindur si titullar i së drejtës më të lartë që u takon të gjithëve: së drejtës për të jetuar. Bukurinë, po: sepse shfaqja e natyrës, që vijon vrapin të mahnit e kërkon kujdes, mbrojtje dhe  mikpritje!

Mbi të gjitha – po vij tek tema e këtij libri - e ftoj botën të reflektojë  për abortin jo vetëm duke u nisur nga përmbajtja e njërës apo tjetrës traditë feje a mendimi, por edhe nga kontributi cilësor i shkencës.

Është thirrje e vendosur, për të nxitur diskutimin me vëllezërit e mi, me të cilët kam të përbashkët natyrën njerëzore, madhështore e  shumformëshe.

Në qendër të këtij libri është kontributi i një shkencëtari, specialist në embriologji, aktivist në komitetet e përbashkëta të bioetikës (domethënë në dialog me mjekët dhe shkencëtarët laikë). Së bashku me autorët e tjerë, e pranoi ftesën time: ta rifillojmë bisedën për temën e abortit, duke "dëgjuar" zërin e embrionit, duke  pyetur veten për natyrën, për origjinalitetin e tij, për trajtimin nga ana e tij dhe duke u udhëhequr nga proceset që natyra i vijon gjatë mijëvjeçarëve të evolucionit, e nga çdo kërcënim që vërehet ndërmjet tij dhe ekzistencës së tij.

“Të kthehemi e të mahnitemi përsëri për lindjen tonë” propozojnë autorët. Në këtë drejtim, përsëris thirrjen time për të gjithë ata që, përballë jetës së palindur, nuk ndalen dhe nuk heqin dorë nga zgjidhjet dramatike dhe përfundimtare, siç është aborti, por mendojnë se mund t'i ofrojnë fëmijës së palindur dhe nënës ndihmën e një shoqërie që i kushtohet përfundimisht mbrojtjes së dinjitetit të të gjithëve, duke u nisur nga më të pambrojturit!   Me pak fjalë, një shoqëri që e hedh poshtë "kulturën e hedhurinës" në çdo fushë dhe në çdo fazë të jetës: në brishtësinë e fëmijës së palindur, në vetminë e të moshuarve, në mjerimin e turpshëm të të varfërve të panumërt, të cilëve u mungojnë gjërat më të nevojshme e deri te mungesa e perspektivës së zhvillimit, në vuajtjet e viktimave të luftërave, emigrimeve të dëshpëruara, persekutimeve në të katër anët e botës!

Në emër të viktimave të panumërta të pafajshme, Zoti i bekoftë të gjithë ata që pranojnë të diskutojnë dhe të reflektojnë së bashku për këtë "mrekulli", që është jeta.

 

21 maj 2023, 11:52