Kërko

Papa Françesku Papa Françesku   (ANSA)

Papa Françesku në selinë Rai për programin “A Sua imagine”

Papa u mirëprit me duartrokitje nga stafi dhe nga Roberto Sergio, së bashku me spikeren Lorena Bianchetti. Intervista e planifikuar për në mars, që u shty për shkak të shtrimit në spital të Françeskut, do të transmetohet të dielën, më 4 qershor.

R. SH. - Vatikan

Të shtunën, 28. 05. 2023, rreth orës 15.00, Papa Françesku shkoi në selinë e Saxa Rubra për të regjistruar një bisedë televizive. Ishte hera e parë që një Papë hynte në studiot televizive të Rai-t. Intervista do të transmetohet të dielën e ardhshme, më 4 qershor në "A Sua Immagine"(Në përngjasim të Tij), Program fetar, i lindur 26 vjet më parë nga bashkëpunimi i rrjetit publik me Konferencën Ipeshkvnore Italiane (CEI) transmetohet të dielave e ndiqet edhe nga vetë Papa, që e ka kujtuar disa herë gjatë kremtimit të Engjëllit të Tënzot.

Duartrokitje dhe "Rroftë Papa!"

Papa mbërriti me auton e tij të bardhë Fiat 500, ndërsa punonjës të shumtë të RAI-t, në dy rreshta, e pritën me duartrokitje. Pasi doli nga makina, Françesku u ul menjëherë në karrocën me rrota, që e përdor prej muajsh për ecje të gjata; dikush nga turma brohoriti "Rroftë Papa". Për të mirëpritur Papën Bergoglio në Saxa Rubra, kishin dalë administratori dekegat i RAI-t, Roberto Sergio dhe spikerja, Lorena Bianchetti.

Intervistë e shtyrë që nga marsi

Intervista në fjalë ishte në rendin e ditës më 29 mars, në burgun Regina Coeli në Romë. U shty nga shkaku i shtrimit të Papës në Poliklinikën Gemelli për bronkitë infektive. Tani u rikuperua dhe u regjistrua drejtpërdrejt në studiot e Rai. Pamjet e transmetuara përmes kanaleve të të njëjtit mjet, e paraqesin Françeskun të ulur, së bashku me të ftuar të tjerë, në dhomën e pritjes së programit “A Sua Immagine”, pranë Bianchetti-t,  që e ka intervistuar edhe një herë tjetër Papën, në vitin 2022, në një episod të veçantë të së Premtes së Madhe. Më pas Françesku pati pritur gjithë redaksinë në audiencë, më 4 mars, në Vatikan dhe në fjalimin e tij pati shpjeguar se e ndiqte programin për disa minuta, përpara se të dilte në dritaren e Pallatit Apostolik dhe e kishte inkurajuar misionin e “"A Sua Immagine", në veçanti atë që i jep zë, atyre që nuk kanë zë, që vuajnë,  për të ndihmuar kështu në "globalizimin" e solidaritetit dhe jo të indiferencës, e cila sot është "globalizuar" me tepri!

28 maj 2023, 11:53