Kërko

G7 Hiroshima Summit G7 Hiroshima Summit  (ANSA)

Papa-G7: të zgjidhet rruga e dialogut kundër fantazmës së katastrofës bërthamore.

Françesku i shkruan një letër ipeshkvit të Hiroshimës, qytet që pret samitin e ekonomistëve të mëdhenj botërorë, duke uruar që kërkimi i stabilitetit ndërkombëtar të jetë fryt i veprimtarisë shumëpalëshe "integrale": armët bërthamore krijojnë frikë dhe dyshim, ndaj bashkëpunimi vëllazëror është e vetmja rrugë që na çon drejt ardhmërisë së sigurtë.

R. SH. - Vatikan

Françesku i shkruan një letër ipeshkvit të Hiroshimës, qytet që pret samitin e ekonomistëve të mëdhenj botërorë, duke uruar që kërkimi i stabilitetit ndërkombëtar të jetë fryt i veprimtarisë shumëpalëshe "integrale": armët bërthamore krijojnë frikë dhe dyshim, ndaj bashkëpunimi vëllazëror është e vetmja rrugë që na çon drejt ardhmërisë së sigurtë.

Papa, G7: paqja e siguria, të mundshme vetëm me përpjekje të përbashkëta

Nuk ka paqe, as siguri globale, pa përpjekje "të përbashkëta" për të vënë në jetë çka kërkojnë këto objektiva. Përpjekje, të cilat kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar në aspektet e ndryshme që karakterizojnë "botën shumëpolare të shekullit të 20-të", duke filluar nga sigurimi i ushqimit, i ujit dhe burimeve të tjera, të cilat ua sigurojnë jetën dhe dinjitetin të gjithëve. Prijësit e shtatë ekonomive më të mëdha botërore, të ulur rreth një tryeze në kulmin e luftës në Evropë, që nuk pushon kujtuari periodikisht spektrin e konfliktit atomik, marrin mesazhin e qartë dhe të përsëritur të Papës: “përdorimi i energjisë atomike është krim. Sot, më shumë se kurrë”; krim armik i çdo ardhmërie për shtëpinë e përbashkët të njerëzimit.

Të shërohen plagët

Françesku ia drejton këto fjalë Imzot Alexis-Mitsuru Shirahama, ipeshkëv i Hiroshimës, qytet i takimit të G7 që sot e deri të dielën, 21 maj. Në letrën drejtuar prelatit, Françesku kujton "mbresën dërrmuese" që i la vizita në Memorialin e Paqes, në viset e ground zero të 6 gushtit 1945, gjatë fazës së udhëtimit apostolik në Japoni, më 2019. Me pandeminë një herë, e tashti me luftë - shkruan - është e qartë "se vetëm së bashku, me vëllazëri e solidaritet, familja jonë njerëzore mund të përpiqet t’i shërojë plagët dhe të ndërtojë një botë të drejtë dhe paqësore".

Multilateralizëm me përgjegjësi

Prej këndej - vazhdon Françesku - kuptohet se sigurimi i paqes kërkon   siguri globale "integrale", domethënë "të aftë për të përballuar çështje të tilla si sigurimi i ushqimit dhe i ujit, respekti për mjedisin, kujdesi shëndetësor, burimet e energjisë dhe shpërndarja e barabartë të mallrave botërore. Koncepti integral i sigurisë mund të shërbejë - kujton - për të siguruar multilateralizmin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar ndërmjet aktorëve qeveritarë dhe joqeveritar, mbi bazën e ndërlidhjes së thellë të këtyre çështjeve, gjë që e bën të nevojshme miratimin e bashkëpunimit shumëpalësh.

Armët bërthamore, iluzion i paqes

Fjalë, që të kujtojnë konceptin e "ekologjisë integrale" të Laudato si' – sipas të cilave toka shpëtohet nëse shpëtohet njeriu -  zbatohen këtu për veprimtarinë ndërkombëtare. "Ne nuk mund të mos marrim parasysh - shkruan Papa - ndikimin katastrofik humanitar dhe mjedisor që do të pasojë nga përdorimi i armëve bërthamore, si dhe nga shpërdorimi dhe shpërndarja e gabuar e burimeve njerëzore dhe ekonomike". Por nuk duhet të nënvlerësojmë "efektet e vazhdimësisë të klimës së frikës dhe dyshimit të krijuar thjesht nga zotërimi i tyre, i cili rrezikon rritjen e  klimës së besimit dhe të dialogu reciprok". Prandaj - përfundon Papa - "armët bërthamore dhe armët e tjera të shkatërrimit në masë përfaqësojnë një shumëfishues rreziku, që krijon vetëm iluzione paqeje".

Për këtë arsye, lutjet dhe urimet më të mira janë që G7 në Hiroshima "të  krijojë një vizion largpamës në hedhjen e themeleve për paqen afatgjatë  dhe sigurinë e  qëndrueshme".

20 maj 2023, 12:42