Kërko

VATICAN-RELIGION-POPE-REGINA COELI VATICAN-RELIGION-POPE-REGINA COELI  (AFP or licensors)

Papa: Manzoni "këngëtar i të fundmëve", të mbrojtur nga Provania e Zotit

Papa Françesku, pas lutjes mariane të Mbretëreshës Qiellore, fjalët e tij të para ia kushton Manzonit, autorit të romanit "Të fejuarit", me rastin 150 vjetorit të vdekjes së tij, duke e quajtur atë "një nga figurat më të larta të letërsisë", i cili në kryeveprën e tij përshkruan të varfërit. dhe vuajtjet e të fundmëve "të mbështetur edhe nga afërsia e barinjve besnikë të Kishës"

R. SH. - Vatikan

“Këngëtar i viktimave dhe i të fundmëve”: kështu e quajti Papa Françesku shkrimtarin Alessandro Manzoni, 150-vjetori i vdekjes së të cilit u përkujtua më 22 majin e kaluar, menjëherë pas Lutjes së Mbretëreshës Qiellore të kësaj së dieleje. E cilësoi si “një nga figurat më të shquara të letërsisë”. Në veprat e romancierit të madh lombard, autorit të romanit “Të Fejuarit”, shpjegoi Papa, viktimat dhe të fundmit "janë gjithmonë në dorën mbrojtëse të Provanisë hyjnore, e cila "kur rrëzohesh, të ngre përsëri në këmbë, e kur të mundojnë, të ngushëllon. E, për më tepër “mbështeten gjithnjë edhe nga afërsia e barinjve besnikë të Kishës, e pranishme në faqet e kryeveprës së Manzonit”.

"E lexova tri herë "Të Fejuarit", më pasuroi shumë"

Françesku, më 19 gusht 2013, disa muaj pas zgjedhjes së tij, në një intervistë me Antonio Spadaro-n, drejtor i La Civiltà Cattolica, pati deklaruar:

"E kam lexuar librin ‘Të Fejuarit’ tri herë dhe tani e kam mbi tavolinë për ta rifilluar. Manzoni më ka dhënë shumë. Kur isha fëmijë, gjyshja më mësoi përmendsh fillimin e këtij libri: 'Ajo degë e liqenit të Komos, që kthehet drejt jugut, ndërmjet dy vargmalesh të pandërprera".

Françesku dhe citimet nga Manzoni

Më 14 janar 2014, duke pritur në audiencë ipeshkvin Anthony Palmer, drejtor kishtar ndërkombëtar i Kishave Episkopale Ungjillore, Papa regjistroi një video-mesazh të vogël në të cilin, duke iu referuar unitetit të krishterë, deklaroi:

"Një shkrimtar i famshëm italian, Manzoni, kujton në një roman, një njeri të thjeshtë të popullit, që thotë këto fjalë: ‘Nuk kam parë kurrë që Zoti të nisë një mrekulli e të mos e përfundojë mirë’. Edhe në audiencën e përgjithshme të 27 majit 2015 kushtuar çifteve të të fejuarve, duke folur për “Të Fejuarit”, u kujtoi: ‘Ju italianët, në letërsinë tuaj keni një kryevepër,  kushtuar fejesës. Është e nevojshme që të rinjtë ta njohin, e sidomos, ta lexojnë’”.

28 maj 2023, 14:45