Kërko

 Anija e mbytur, e ngarkuar me emigratë. Anija e mbytur, e ngarkuar me emigratë.  (ANSA)

Dhimbja e Papës për plojën e emigrantëve: të parandalohen tragjeditë

Gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, Françesku shprehu dhimbjen dhe pikëllimin e thellë për tragjedinë, që tronditi brigjet e Greqisë, "ndërsa duket se deti ishte i qetë", siç e tregon një video e publikuar orët e fundit. Ndërkohë vijojnë kërkimet për të zhdukurit në ujërat ndërkombëtare. 78 viktima, 104 të shpëtuar. Në peshkerexhen e nisur nga Tobruk, Libi, lundronin rreth 700 vetë.

R. SH. - Vatikan

Duke kujtuar Ditën e ardhshme Botërore të Refugjatëve, që do të organizohet nga Kombet e Bashkuara më 20 qershor, Papa Françesku kujtoi "me pikëllim e dhimbje të madhe" viktimat të mbytjes së anijes " ditët e fundit, në brigjet e Greqisë". “Duket se deti ishte i qetë”, nënvizoi Papa, duke i drejtuar më pas Zotit lutjen për ata që humbën jetën dhe duke  kërkuar që “të bëhet gjithçka është e mundur për të parandaluar tragjedi të ngjashme”.

Fjalët e Ipeshkvit të Romës kujtojnë videon e publikuar orët e fundit për gazetën greke Efysn, ku shikojmë anijen e peshkimit me rreth 700 emigrantë në bord, në brigjet e Pylos, në Peloponez, pak para tragjedisë.  Dokumenti është fotografuar në perëndim të diellit nga një anije mallrash me flamur maltez: anija është e ndalur dhe deti, i qetë. Moti, prandaj, do ta kishte favorizuar ndërhyrjen e menjëhershme për t’i shpëtuar ata, që u rrëmbyen nga ujërat! Kështu, gazeta greke!

Po roja bregdetare greke jep dëshmi të ndryshme. Sipas dëshmisë së dytë,  në atë kohë varka po lindronte. Zëdhënësi i sigurisë shtetërore në det i mohoi pamjet para fundosjes. Ndërsa sipas mediave greke pohuan, njëri nga nëntë burrat e arrestuar pohoi se ishte përfshirë në kontrabandën e emigrantëve dhe se kishte pranuar para për ta çuar varkën nga brigjet e Libisë, në ato të Italisë. Për më tepër, sipas dëshmive, varka u largua nga Egjipti bosh, për t’i marrë, më pas, qindra emigrantët në portin libik të Tobruk.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për të zhdukurit në ujërat ndërkombëtare. Tani për tani numërohen 78 vetë të vdekur e 104, të shpëtuar. Flitet se ndërmjet të zhdukurve, ishin edhe rreth 100 fëmijë. Kjo ngjarje tejet e hidhur konsiderohet si tragjedia më e madhe e ndodhur në Mesdhe.

Mbytja e anijes në Greqi, dhimbja e Papës: "Humbje tronditëse jetësh”

Ndërsa Ati i Shenjtë e quante këtë ngjarje, një nga më të dhimbshmet ndodhur në ujërat e derirt, që vijojnë të shndërrohen në varezë gjigande -

çështja e emigrantëve ishte sot edhe në qendër të misionit të Ministrit të Jashtëm italian Tajani, në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Tragjedi, që nuk duam t'i shohim kurrë. Fatkeqësisht, një sërë vonesash nga ana e Evropës - tha kreu i Farnesinës - penguan arritjen e një zgjidhjeje strategjike të problemit: nevojiten përpjekje që duhet të vijnë nga Bashkimi Evropian.

18 qershor 2023, 13:17