Kërko

Kardinali Francesco Montenegro me Papën Françesku Kardinali Francesco Montenegro me Papën Françesku

Papa: kard. Montenegro, administrator i Eparkisë së Horës së Arbëreshëve

Papa Françesku emëroi kardinalin Francesco Montenegro, kryeipeshkëv nderi i Agrigento-s, në postin e administratorit apostolik të Eparkisë së Horës së Arbëreshëve. Njoftimin e jep Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku emëroi kardinalin Francesco Montenegro, kryeipeshkëv nderi i Agrigento-s, në postin e administratorit apostolik të Eparkisë së Horës së Arbëreshëve. Njoftimin e jep Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Ai zë vendin e lënë “vakant” nga imzot Giorgio Gallaro, 75 vjeçar, i cili, që nga viti 2020, ishte në krye të Eparkisë, fillimisht si Epark e më pas, si administrator apostolik. Imzot Gallaro është emëruar Sekretar i Kongregatës për Kishat Lindore që nga shkurti i këtij viti.

Kryeipeshkëv i Agrigento-s që nga viti 2008, më 2013, kardinali Montenegro priti Papën Françesku në udhëtimin e tij të parë, në Lampeduza, për të nderuar emigrantët, që humbin jetën në Detin Mesdhe. U krijua kardinal nga Papa Françesku në vitin 2015. President i Caritas-it, la papritur detyrën në vitin 2018 dhe pak më vonë Papa Françesku e emëroi në Agrigento. Në Romë, ka shërbyer në dikastere të ndryshme të Vatikanit e tani, do të japë kontributin e tij në mbarëvajtjen e Horës së Arbëreshëve. Kujtojmë se në qershor 2018, ai ka qenë për vizitë në Shqipëri, ku është takuar me klerin e me besimtarët shqiptarë.

19 qershor 2023, 15:19