Kërko

Nei teatri di guerra il fenomeno dello stupro è spesso ignorato e considerato a margine delle ostilità Nei teatri di guerra il fenomeno dello stupro è spesso ignorato e considerato a margine delle ostilità

Papa: të denoncohet përdhunimi si armë lufte: është krim i turpshëm

Në Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Dhunës Seksuale në Konflikte Papa, në faqen e tij të internetiti @Pontifex përsërit paralajmërimin: "Nuk duhet të lodhemi kurrë duke i thënë jo luftës, jo dhunës!". Thirrjet e tij tërheqin vëmendjen ndaj një fenomeni në rritje dhe pak të hetuar

R.SH: / Vatikan

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Zhdukjen e Dhunës Seksuale në Konflikt,  Papa në faqen e tij të internetit @Pontifex në nëntë gjuhë, fton jo ​​vetëm për refuzimin e luftës, por edhe të shpërdorimit seksual, që e shoqëron shpesh herë.

Krim i turpshëm

Papa e prek përsëri këtë plagë të turpshme, duke përsëritur kështu një paralajmërim,  që e ka bërë vendosmërisht shumë herë: “Dhuna seksuale e përdorur si armë lufte, për fat të keq, është realitet i përhapur. Duhet ta denoncojmë këtë krim të turpshëm dhe të mos lodhemi kurrë duke i thënë jo luftës, jo dhunës!”.

Ati i Shenjtë shqetësohet për "të mbijetuarit e dhunës seksuale ndër konflikte, për çdo fëmijë dhe të rritur të plagosur", për të cilin Zoti ka dhembshuri, dhe përsërit fjalët e Isaisë Profet: "Ti je i çmuar para syve të mi, sepse je i denjë për nderim e unë të dua. Ndërsa dhunuesit ju trajtojnë si objekte, Zoti e sheh dinjitetin tuaj”.

Dhuna seksuale lidhet me konfliktin: duhet dënuar!

Nëse mendojmë për genocidin e Ruandës, vërejmë se ka pasur  250,000 deri në 500,000 gra të përdhunuara. Ndërsa në konfliktin e vazhdueshëm në Republikën Demokratike të Kongos, në vitin 2021 Kombet e Bashkuara folën për 4600 raste të shkeljes së të drejtave të grave. Vetëm tre muaj më parë, falë Ambasadës Britanike në Selinë e Shenjtë dhe Bashkimit Botëror të Organizatave të Grave Katolike, u organizua një konferencë ndërkombëtare për të thelluar ndërgjegjësimin lidhur me këtë fenomen në rritje dhe shpesh të anashkaluar, pikërisht atë të dhunës ndaj grave, por edhe të fëmijëve, në konflikte. Dëshmitë rrëqethëse shkaktojnë trauma pas traumash, duke i konsideruar organet tashmë të cenueshme, si territore që duhen kontrolluar dhe duhen ndarë pa frenim dhe pa respekt për dinjitetin e të dhunuarve. E nëse nuk do të ishte përkushtimi i misionarëve fetarë dhe organizatave humanitare, njerëzit e keqtrajtuar në këtë mënyrë nuk do të kishin zë për të treguar plagët e tyre, as rrugë denocimi, shërimi dhe rehabilitimi.

OKB-ja: duhen dyfishuar dënimet!

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në mesazhin e tij për përvjetorin e sotëm, flet për "padi të tmerrshme nga e gjithë bota", shenjë e një "krimi të neveritshëm që vazhdon pavarësisht angazhimeve ndërkombëtare për ta zhdukur". Ai ankohet se "shumë shpesh  të mbijetuarit turpërohen nga kjo plagë e shëmtuar, ndërsa autorët mbeten të pandëshkuar" dhe zotohet të dyfishojë përpjekjet për të parandaluar mizoritë dhe për t’i ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës. "Kjo do të thotë - vazhdon - të dëgjosh të mbijetuarit, duke i udhëhequr qeveritë që ta përfshijnë ligjin ndërkombëtar humanitar në ligjet kombëtare e në rregulloret ushtarake. E kjo do të thotë t’i ndjekësh fajtorët, në mënyrë që ata të japin llogari para drejtësisë për veprimet e tyre".

Përdhunimi, formë torture dhe diskriminimi

Vitet e fundit, ligji ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ka njohur të drejtën e kompensimit për viktimat. Komiteti Kundër torturës pohon se përdhunimi është formë torture dhe, në rrethanat e veçanta të luftës, episod diskriminimi me bazë gjinore, sepse gratë identifikohen qëllimisht si viktima, me synimin për t'i poshtëruar e për t’i penguar në impenjmin e tyre shoqëror e politik, gjë që përmendet edhe në faqen e internetit të Universitetit Bocconi të Milanos - ku vërehet se ndërhyrja e gjykatave kombëtare në konfliktet e armatosura duhet të konsiderohet ende modeste. Rreziku është ai i shikimit të përdhunimit si pasojë e pashmangshme e armiqësive, dhe jo si krim diskriminues dhe shtypës ndaj grave.

19 qershor 2023, 17:15