Kërko

Papa Francesco (archivio) Papa Francesco (archivio)

Papa: më 9 maj bula e shpalljes së Jubileut 2025

Imzot Diego Ravelli, mjeshtër i Kremtimeve liturgjike papnore, shpalli kalendarin e takimeve papnore për muajt prill dhe maj.

R.SH. / Vatikan

Me rastin e solemnitetit të të Ngjiturit të Jezu Krishtit Zot në qiell, më 9 maj, në orën 17:30, Papa do të kryesojë lutjet e Mbrëmësores së Dytë me dorëzimin dhe leximin e Bulës të shpalljes së Jubileut 2025. Këtë lexojmë në kalendarin e kremtimeve liturgjike, që do të kryesohen nga Françesku javët e ardhshme.

Të shtunë, 18 maj, Ati i Shenjtë pritet në Verona, Itali, për vizitën baritore. Të nesërmen, 19 maj, e Diela e Rrëshajëve, Papa do të kremtojë Meshën në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, në orën 10.00.

Së fundi, me rastin e solemnitetit të Trinisë Shenjte, më 26 majin e ardhshëm, Ditë Botërore e Fëmijëve, Papa do të kryesojë Meshën në Sheshin e Shën Pjetrit, në orën 10:30.

12 prill 2024, 12:40