Kërko

TOPSHOT-PERU-VATICAN-RELIGION-POPE-LEO XIV

Peru, mijëra njerëz në Meshë për Papën Leoni XIV, në Çiklajon e Tij

Në Çiklajo, mijëra njerëz morën pjesë pardje, më 10 maj, në Meshën për nder të Papës së sapozgjedhur, kremtuar në Katedralen e Shën Marisë

R.SH. / Vatikan

“Ta falënderojmë Zotin që na dha një Pasardhës të ri të Pjetrit, Vikarin e Krishtit, Papën Leoni XIV, ipeshkvin tonë të dashur.” Një duartrokitje e zjarrtë përshëndeti fjalët e Imzot Edinson Farfán Córdova, Ipeshkëv i Chiclayo-s, dioqeza e Perusë, ku si ipeshkv i atëhershëm shërbeu Imzot Robert Francis Prevost.

Mijëra njerëz morën pjesë pardje, më 10 maj, në Meshën për nder të Papës së sapozgjedhur, kremtuar në Katedralen e Shën Marisë, duke e ndjekur shërbesën në të gjithë sheshin përpara, nga ku valëviteshin foto, figure, flamuj dhe banderola me fytyrën e Papës dhe fraza mirënjohjeje e përzemërsie. Një shenjë e gjurmës së thellë dhe afërsisë që la në këtë popullsi prej rreth 800 mijë banorësh, e cila jeton në varfëri, nën barrën e padurushme të problemeve shoqërore.

“Një bari sipas zemrës së Krishtit, njeri i bashkimit dhe i përshpirtërisë, gjithmonë afër dhe i ndjeshëm ndaj realitetit aktual - tha prelati - e si mund të mos e falënderojmë Zotin për këtë dhuratë të Dioqezës sonë të dashur?".

12 maj 2025, 11:54