Leoni XIV: bota nuk mund ta tolerojë më luftën
R.SH. / Vatikan
Lutja për paqe dhe bindja e palëve që të ulen për të biseduar, ishte një nga konceptet shprehur nga Papa Leoni në fund të Meshës, kremtuar në Albano, në një bisedë të shkurtër me disa gazetarë, që e ndaluan. Papa Leoni XIV është për dialog e, mbi të gjitha, për t’i ulur armët. E kjo...
... sepse bota nuk mund t’i tolerojë më, ka kaq shumë konflikte, kaq shumë luftëra, ne duhet të punojmë vërtet për paqen, të lutemi me besim në Zotin, por edhe të punojmë.
Duke kujtuar telefonatën e tij me kryeministrin izraelit Netanyahu pas bastisjes të së enjtes së kaluar në Famullinë e Familjes Shenjte, në Gaza, ku humbën jetën tre vetë, ai përsëriti "nevojën për të mbrojtur vendet shenjte të të gjitha feve", duke punuar së bashku, me "respekt për njerëzit", e për t'i dhënë fund "kaq shumë dhunave, kaq shumë urrejtjeve, kaq shumë luftërave".
Më parë, gjatë bisedës telefonike pas veprimeve ushtarake në Gaza, Leoni XIV kishte përsëritur rëndësinë e arritjes së armëpushimit dhe përfundimit të luftës.
Ndërkaq shprehu shqetësimin "për situatën dramatike humanitare të popullsisë në Gaza, çmimin e dhimbshëm të së cilës po e paguajnë veçanërisht fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët".
