Nga Papa në audiencë, presidentja e Hondurasit
R.SH. / Vatikan
Sot paradite, më 19 shtator, Papa priti në audiencë në Pallatin Apostolik në Vatikan, presidenten e Republikës së Hondurasit, Iris Xiomara Castro Sarmiento. Më pas, sipas një komunikate të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, kreu i shtetit takoi kardinalin Sekretar të Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin, shoqëruar nga kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
Gjatë bisedimeve në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, u përmendën marrëdhëniet e mira mes Hondurasit e Selisë së Shenjtë dhe më pas u theksua roli i Kishës dhe i Shtetit në fushën sociale, edukative dhe të kujdesit për migrantët. Gjatë bisedimeve, u prekën edhe tema të tjera me interes të përbashkët mbi aktualitetin sociopolitik të vendit dhe të rajonit.
