Kërko

2020.10.23 lëvizjet popullore, takim në Vatikan. foto arkivi: në Santa Cruz de la Sierra Bolivi 2020.10.23 lëvizjet popullore, takim në Vatikan. foto arkivi: në Santa Cruz de la Sierra Bolivi

Jubileu i Lëvizjeve Popullore, një nga trashëgimitë e Papës Françesku

Lëvizjet Popullore (MPM) janë një nga trashëgimitë e Papës Françesku, "hapësirë​​vëllazërie ndërmjet organizatave bazë nga pesë kontinente, platformë e ndërtuar nga lëvizje të ndryshme, në mënyrë që të varfrit dhe popujt e organizuar të mos dorëzohen dhe të jenë protagonistë të ndryshimit".

R.SH. / Vatikan

Në  nxitjen apostolike Dilexi te nënshkruar nga Leoni XIV, por të shkruar nga Françesku, ka edhe hapësirë ​​për Lëvizjet Popullore dhe misionin e tyre: angazhimin ndaj dinjitetit njerëzor, natyrës dhe drejtësisë sociale. Sigurisht, teksti papnor paralajmëron qëndrimin kundër tendencave populiste dhe jo të krishtera, por ideja se të varfrit janë protagonistë të zhvillimit të tyre, është e qartë.

Lëvizjet Popullore në Romë për Jubileun

Sot, Lëvizjet Popullore po vijnë në Romë për Jubileun. Ndërsa takimi i tyre i parë u mbajt në Romë, në tetor 2014: ishte një hap themelor në procesin e organizimit dhe të pjekurisë së lëvizjeve, për t'iu përgjigjur dëshirës që duhet të jetë brenda mundësive të të gjithëve, por që sot, për fat të keq, duket gjithnjë e më i largët: toka, strehimi dhe puna. Në vitin 2015, ishte radha e Santa Cruz de la Sierra nga Bolivia, me 1,500 delegatë nga 40 vende, në pesë kontinente. Mesazhi i Papës, i konsideruar si një "mini-enciklikë", u shprehu lëvizjeve ndjenjat e tij të "vëllazërisë, pasionit, përkushtimit dhe etjes për drejtësi". Françesku propozoi tri detyra kryesore: vendosjen e ekonomisë në shërbim të popujve; bashkimin e popujve në rrugën e paqes dhe drejtësisë dhe mbrojtjen e Tokës Nënë.

Pastaj, përsëri në Vatikan në vitin 2016.

Gjatë pandemisë Covid (12 prill 2020), Papa Françesku u dërgoi një letër lëvizjeve popullore duke propozuar "pagë universale për punëtorët më të përulur dhe më të pa të drejta", duke denoncuar se të varfrit janë përjashtuar nga përfitimet e globalizimit, por jo nga dëmet e tij.

Dhe ja ku jemi në takimin në Romë, nga 21 deri më 24 tetor 2025, takimi i parë me Papën Leoni XIV, i cili do të presë delegacionet në audiencë më 23 tetor, në Sallën Pali VI, duke përuruar një fazë të re në dialogun ndërmjet Kishës dhe lëvizjeve popullore. Takimi do të kulmojë me Shtegtimin Jubilar të Lëvizjeve Popullore, më 25 dhe 26 tetor, në Vatikan. Komiteti do të kontribuojë në organizimin dhe lehtësimin e takimit dhe do të dialogojë me Selinë e Shenjtë përmes Dikasterit për Promovimin e Zhvillimit Njerëzor.

Programi përfshin tri ngjarje kryesore

Takimi do të zhvillohet nga pasditja e 21 tetorit - deri më 24 tetor - në Spin Time (ndërtesë e zënë, që aktualisht po i nënshtrohet rregullimit), qendër për shumë lëvizje bazë. Audienca e Papës Leoni do të zhvillohet në Sallën Pali VI, më 23 tetor, në orën 16:00.

Festivali do të mbahet në Piazza Vittorio në mbrëmjet e 22, 23 dhe 24 tetorit, i organizuar me mbështetjen e Bashkisë së Romës. Shtegtimi Jubilar i lëvizjeve bazë do të zhvillohet më 25 dhe 26 tetor, duke arritur kulmin me Meshën Jubilare të ekipeve sinodale dhe organeve pjesëmarrëse, kryesuar nga Papa Leoni e për të festuar në orën 10:00 të mëngjesit në Bazilikën e Shën Pjetrit.

17 tetor 2025, 09:42