Lutja e Papës: O Zot Jezus, na jep Shpirtin tënd!
R.SH. / Vatikan
Ja lutja, që Papa Leoni XIV shqipton në videomesazhin e ndjetit për muajin tetor:
O Zoti ynë, Jezu Krisht,
Ti, që në tri Vetje je Një
dhe e shikon me dashuri çdo njeri,
na ndihmo ta kuptojmë se jemi vëllezër dhe motra,
të thirrur për të jetuar, për t'u lutur, për të punuar dhe për të ëndërruar së bashku.
Ne jetojmë në një botë plot bukuri,
por edhe të plagosur nga përçarje të thella.
Nganjëherë, fetë, në vend që të na bashkojnë,
bëhen shkak konfrontimi.
Jepna Shpirtin tënd që t’i purifikojmë zemrat,
që ta dallojmë se çfarë na bashkon
dhe, prej andej, të mësojmë përsëri si të dëgjojmë
dhe të bashkëpunojmë pa shkatërruar.
Shembujt konkretë të paqes,
drejtësisë dhe vëllazërimit ndërmjet feve
na frymëzofshin të besojmë se është e mundur të jetojmë
dhe të punojmë së bashku, përtej dallimeve.
Fetë të mos përdoren si armë a mure,
por të jetohen si ura dhe profeci:
duke e bërë të besueshme ëndrrën e së mirës së përbashkët,
duke shoqëruar jetën, duke mbështetur shpresën
dhe duke qenë tharm uniteti në botën e fragmentuar.
Amen.
