Kërko

Kardinali Edoardo Menichelli, kryepeshkëv nderi i Ancona-Osimo, ndërroi jetë më 20 tetor në moshën 86-vjeçare Kardinali Edoardo Menichelli, kryepeshkëv nderi i Ancona-Osimo, ndërroi jetë më 20 tetor në moshën 86-vjeçare

Papa kujton kardinalin Menichelli: "një bari i zellshëm"

Telegrami i Leonit XIV për vdekjen e kryeipeshkvit të ndjerë të Ancona-Osimo, i cili ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare më 20 tetor: "I shërbeu Kishës dhe Selisë së Shenjtë me përkushtim"

R.SH. / Vatikan

"Bari i zellshëm" dhe "meshtar bujar". Kështu Papa Leoni XIV e përshkruan figurën e kardinalit Edoardo Menichelli, kryeipeshkvit të ndjerë të Ancona-Osimo, i cili vdiq në moshën 86-vjeçare më 20 tetor. Në një telegram dërguar imzot Angelo Spinës, ipeshkvit aktual të Kryedioqezës së Markeve, Papa shpreh ngushëllimet e tij për vdekjen e kardinalit Menichelli – krijuar kardinal nga Papa Françesku në vitin 2015 – dhe thotë se është pranë bashkësive kishtare ku Menichelli ka shërbyer: përveç dioqezës së Ancona-Osimo, edhe "Chieti-Vasto e kryedioqeza e Camerino-San Severino Marche "ku shërbeu me bujari meshtarake".

"Duke kujtuar këtë vëlla të dashur që i shërbeu Kishës dhe Selisë së Shenjtë me përkushtim – shkruan Papa Leoni XIV – lartoi lutjen time Zotit që, me ndërmjetësimin e Virgjërës së Bekuar Mari, ta mirëpresë në Jerusalemin qiellor". "Me gjithë zemër", Leoni XIV jep bekimin apostolik familjarëve dhe të gjithë atyre që e kanë ndihmuar kardinalin ndjerë.

22 tetor 2025, 10:46