Papa Leoni XIV pret në audiencë kryeministrin hungarez Viktor Orbán
R.SH. / Vatikan
Sot paradite, më 27 tetor, Papa Leo XIV priti në audiencë kryeministrin hungarez Viktor Orbán. Në një deklaratë, Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi se Kryeministri Orban më pas u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit Kardinal Pietro Parolin, i shoqëruar nga Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
"Gjatë takimit të përzemërt në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë, u theksuan marrëdhëniet e forta dypalëshe", thuhet në deklaratë, "dhe u shpreh vlerësimi për angazhimin e Kishës Katolike për promovimin e zhvillimin shoqëror dhe mirëqenien e komunitetit hungarez, me vëmendje të veçantë për rolin e familjes, arsimimin dhe të ardhmen e të rinjve, si dhe rëndësinë e mbrojtjes së komuniteteve më të cenueshme të krishtera".
Hapësirë tjetër iu kushtua edhe çështjeve evropiane, veçanërisht konfliktit në Ukrainë dhe situatës në Lindjen e Mesme.
